Edhe dy muaj paraburgim për “Grupin e Drenicës” Gjyqtari i - TopicsExpress



          

Edhe dy muaj paraburgim për “Grupin e Drenicës” Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ka marrë sot vendim për vazhdimin e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë për “Grupin e Drenicës”. Lajmin e ka konfirmuar mbrojtësi i ish- Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Sylejman Selimi, avokati Tomë Gashi. “Sipas kërkesës se prokurorit të EULEX-it ka sjell vendim me te cilin i ka vazhduar paraburgimin ish komandantit te shtabit të përgjithshëm te UÇK-së, zotit Sylejman Selimi dhe 6 bashkëluftëtarëve të tij edhe për 2 muaj”, tha Gashi për Express. Vendimin për vazhdim të paraburgimit ai e quajti shokues. “Ky vendim është shokues, jo i ligjshëm dhe jo i drejt. Asnjë arsye ligjore nuk ekziston që Sylejman Selimi dhe të tjerët të mbahen në paraburgim. Por duket se edhe ky gjyqtar ka ra në ndikim té prokurorit dhe te kolegjit te gjykatës se apelit i cili e ndryshoi masën e arrestit shtëpiak në masën më të rendë të mundshme në paraburgim”. “Unë si avokat i Sylejman Selimit do të hënën ushtroj ankesë”, paralajmëroi Gashi. Ndryshe Prokurori Maurizio Salustro, i cili është duke hetuar “Grupin e Drenicës”, ka kërkuar që t’iu vazhdohet për shtatë të dyshimtëve edhe dy muaj paraburgimi.
Posted on: Sun, 23 Jun 2013 11:31:31 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015