Edukimi i fëmijëve sipas Islamit !! Padyshim, pas Islamit, - TopicsExpress



          

Edukimi i fëmijëve sipas Islamit !! Padyshim, pas Islamit, dhurata më e dashur për prindin është fëmija. Pejgamberi, alejhi selam, na ka tërhequr vërejtjen se fëmijët nuk do të na vlejnë nëse i lëmë t’i edukojë “koha” pa mbikëqyrjen dhe kujdesin tonë. Ai thotë: “Atë që nuk e edukojnë drejt prindërit, do ta edukojë koha.” Gjithashtu, Muhamedi, alejhi selam, na ka mësuar se edukimi i fëmijës fillon njëzet vite para lindjes së tij. Një pedagog, A. S. Makarenko në librin “Për prindërit” ka thënë: “Nëse nuk dëshiron që fëmija yt ta lexojë gazetën kur ha bukë, atëherë as vetë mos veproni në atë mënyrë, por, nëse dëshironi që fëmija yt të jetë i pastër dhe pedant, prindi duhet të jetë pasqyrë e tij.” Prindërit duhet ta dinë se ata janë shkaktarë të ardhjes së fëmijëve të tyre në këtë botë, për këtë janë të obliguar t’i edukojnë ata si besimtarë të mirë dhe qytetarë të ndershëm. Mënyra më e mirë që muslimanët ta ruajnë familjen e tyre është t’i edukojnë fëmijët sipas ligjeve islame. Fëmijët nuk duhet lënë të vetedukohen por duhet të ndihmohen. Edhe pse kjo punë kërkon durim kjo do të shkojë në të mirë të tyre. Muhamedi, alejhi selam, na ka treguar se moskujdesi për edukimin e fëmijëve është ndër mëkatet e mëdha: “Nuk do të dalë para Allahut rob i tij me mëkate më të mëdha se ai që ka lejuar që anëtarët e familjes së vet të mbesin pa edukim të drejtë islam dhe pa njohjen e dispozitave fetare pa të cilat as nuk mund të jetohet në jetën islame.” Gjithashtu, i Dërguari i Allahut, ka thënë: “Çdo fëmijë lind i pastër dhe me natyrë e shpirt të përshtatur Islamit, pastaj prindërit e bëjnë çifut, të krishterë ose adhurues të zjarrit.” Allahu ka thënë në Kur’an: “Urdhëro familjen tënde të falë namaz, edhe ti vetë zbatoje atë…” (Ta Ha: 132) Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Urdhëroni fëmijët tuaj për (të falë) namaz kur t’i kenë shtatë vjet, kurse detyroni me forcë (rrahni) kur t’i bëjnë dhjetë vjet dhe ndajini në shtrat.” I Dërguari i Allahut na ka treguar se edukimi i mirë i fëmijëve është trashëgimia më e mirë: “Prindërit nuk mund t’i lënë fëmijës së vet asgjë më të mirë dhe më të çmueshme se sa edukimin e mirë.”“O ju që besuat, ruani veten dhe familjen tuaj prej zjarrit, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.” (Tahrim: 6)
Posted on: Sun, 21 Jul 2013 10:50:25 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015