Egjipti lahet në gjak, bota tmerrohet, Radio Kosova ishte në - TopicsExpress



          

Egjipti lahet në gjak, bota tmerrohet, Radio Kosova ishte në anën e vrasësve Masakra është masakër, prandaj hidhërimi nuk mund të jetë selektiv. Pasi e hoq me grushtshtet dhe e burgosi presidentin e parë të zgjedhur me vota të lira të parat në krejt historinë e Egjiptit, hunta ushtarake për të satën herë me radhë ekzekutoi qindra qytetarë duarthatë egjiptianë me plumba të vërtetë në ballë e në gjoks. Vrasës: Njerëzit që kishin marrë urdhër të vrasin. Gjenerali Al-Sissi, njeriu tepër i fuqishëm i Egjiptit, e tregoi fytyrën e vërtetë të regjimit që don ta instalojë: Një diktaturë ushtarake à la Moubarak. Apo si të Al-Assadit në Siri. Kjo dhunë e çmendur dhe këta gjeneralë të tërbuar nuk bëjnë gjë tjetër pos se ushqejnë e shërbejnë islamistët në Egjipt dhe njëherit në tërë botën muslimane. Gjeneralët egjiptianë po vrasin pranverën arabe. SHBA dhe shtetet evropiane do ta kenë gjithnjë e më vështirë të sqarojnë botën pse është e domosdoshme të mposhtet Assadi derisa bota krejt e qetë shikon grushtshtetin në Egjipt. Robert Fisk, është njër nga gazetarët më të mirë të Indpendentit britanik. Në ditën e parë të grushtshtetit në Kajro, për dallim nga shumë gazetarë perendimorë që kanë akreditimet në ndonjë vend musliman, me ngulm denoncoi standardet e dyfishta të botës së “lirë” “perendimore”. Fakti i parë dhe më i dukshëm është se SHBA për herë të parë grushtetin e shikoi e përmbajtur dhe pa kritika serioze. Robert Fisk kishte shkruar: “Për herë të parë në historinë e botës grushteti nuk u quajt grushtshtet. Ushtria merr pushtetin, heq nga posti dhe burgos kryetarin e zgjedhur në mënyrë demokratike, suprimon Kushtetutën, arreston të dyshuar të thjeshtë, ndalon emisionet televizive dhe bën paradë me mjete të blinduara nëpër kryeqytet. Dhe fjalët grushtshtet nuk dalin nga goja e të bekuarit Barack Obama. As i pafuqishmi sekretar i përgjithshëm i OKB nuk guxoi ta përmendte fjalën e turpshme grushtshtet. Jo pse Obama nuk e di se çfarë po ndodhte. Snajperistët në fillim të korrikut nga kulmi i universitetit të Kajros vranë 15 njerëz. Nga po ai universitet ku vetë Obama më 2009 me fajlimin e tij të famshëm iu kishte folur muslimanëve të mbarë botës.” SHËNIM: Këto fjalë të gazetarit të famshëm Robert Fisk i pata parafrazuar në një raport timin të rregullt për Radio Kosovën me datën 8 korrik 2013. Kjo më kushtoi me largimin nga vendi i punës, korrespndent, të cilin me shumë përkushtim e ushtrova për gati 10 vite me radhë. Ekzekutor: AZEM BUJUPI, tash vonë i zgjedhur drejtor i Radio Kosovës. Ashiqare, si në krejt historinë e palavdishme të saj, Radio Kosova është në anën e vrasësve, kësaj radhe të atyre të urdhëruar nga gjenerali gjakatar egjiptian, Al-Sissi. Tash përmes një drejtori të mjerë, palaço, kloun, gjysmëanalfabet e servil, të zgjedhur nga Hajredin Kuqi e banda e tij tito-staliniste. Autor: Salih Kabashi ekuiliber/?p=43656
Posted on: Sun, 18 Aug 2013 02:11:26 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015