El shaarawy drej Realit, për të kthyer Kaka në San Siro Reali - TopicsExpress



          

El shaarawy drej Realit, për të kthyer Kaka në San Siro Reali i Madrid dhe Milani po studiojnë mundësinë për transferimin e Stefan El shaarawy në Santiago Bernabeu, operacion që mund të cojë në San Siro Rikardo Kaka plus 25 milionë euro në arkat e klubit kuqezi. E përditshmja sportive italiane Gaazzetta Dello Sport zbulon se ky shkëmbim i mundshëm ka marrë bekimin e trajnerit të Los Blankos Carlo Ancelotti, edhe pse 54 vjecari ende nuk është zyrtarizuar në krye të Realit. El Eshaarawy vlerësohet nga Milani 40 milionë euro, por Reali pretendon ta ulë në 25 milionë euro këtë shifër duke ofruar edhe mesfushorin brazilian Kaka, rikthimi i të cilit në Milano do të pritej me shumë entuziazëm edhe nga tifozët. Nuk është hera e parë që Milani shfaq interes serioz për Kaka, madje gjatë merkatos së dimrit 31-vjecari ishte shumë pranë rikthimit te skuadra ku fitoi reputacionin e një futbollisti të madh, por në minutat e fundit marrëveshja nuk u realizua. adm Vali
Posted on: Wed, 26 Jun 2013 14:52:56 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015