Emigrantët porosisin daulle në Londër Tifozët kuksianë janë - TopicsExpress



          

Emigrantët porosisin daulle në Londër Tifozët kuksianë janë duke u përgatitur deri në detaje për ndeshjen e parë të turit të tretë kundër Metalurg Donetskut. Enkas për takimin e së enjtes, që do të luhet në “Qemal Stafa”, janë porositur daulle nga Londra. Disa prej emigrantëve kuksianë që ndodhen në Angli, të entuziazmuar për ecurinë e ekipit të tyre të zemrës, kanë ardhur në Kukës vetëm për ta mbështetur atë. Veç daulleve, me qindra flamuj, shalle e kapele pritet të shpalosen në impiantin e stadiumit tonë kombëtar. Por jo vetëm kaq, pasi këto simbole kanë përfunduar deri në Itali, Gjermani e madje në Amerikën e largët, ku tifozët kuksianë krenohen me skuadrën e tyre. Një pjesë e tyre, në pamundësi për të qenë vetë prezent në Shqipëri, po kontribuojnë duke porositur daulle enkas për këtë sfidë. Eduart Morava, një tifoz i cili jeton në Angli, ka porositur veç daulleve edhe curlet, për të krijuar dekorin e duhur në mbështetje të kuksianëve. Ai ka dërguar 300 euro pagesë për instrumentistët popullorë që ditën e ndeshjes të ndezin “Qemal Stafa”-n. “Kukësi na ka ngjallur shpresat dhe na ka bërë krenarë. E ndjekim me shpirt e zemër çdo ndeshje që bën ekipi ynë. Unë nga Anglia u bëj thirrje të gjithë tifozëve që të jenë në stadium dhe të brohorasin fort edhe për ne që nuk do jemi aty. Ta mbështesin ekipin tonë në rrugën e fitores”, – ka thënë emigranti nga Londra. #RESPECT
Posted on: Wed, 31 Jul 2013 17:11:20 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015