Erdhi si hero antikorrupsion dhe po ikën si lideri më i - TopicsExpress



          

Erdhi si hero antikorrupsion dhe po ikën si lideri më i korruptuar i historisë së këtij vendi, erdhi si një lider demokrat dhe po ikën si një vrasës politik i provuar, erdhi si një njeri që donte votën e lirë dhe po ikën si i vetmi manipulues zgjedhjesh në liri në këtë vend, mbajti pushtetin duke demonizuar opozitën pse kërkon hetim zgjedhjesh dhe përpiqet të ikë duke destabilizuar zgjedhjet që humbi, u përpoq të mbajë pushtetin duke rekrutuar e blerë mandate deputetësh dhe po ikën duke ndëshkuar partinë e tij ta lërë në dorë të batakçinjve që i rekrutoi. Ai po ikën si një udhëheqës që nuk i ngjiti asgjë në këtë vend, asnjë ide politike, asnjë shembull i qeverisjes, asnjë bilanc zgjedhjesh, dhe mbi të gjitha asnjë fitore. Përveç 22 marsit të 1992 kur shqiptarët rrëzuan diktaturën, ai nuk arriti dot asnjë fitore në krye të partisë së tij, por e shtyu 22 vjet duke mbijetuar me aleanca fluide, vjedhje, blerje dhe qërim hesapesh me kundërshtarët e vet”. Une po them me siguri, per sa siper, se ai nuk erdhi per te bere keto gjera qe thote Mero Baze, por per te mos i bere keto, ai nuk erdhi as si hero dhe as si nje lider demokrat, por si uzurpator dhe kuisling, nuk erdhi si njeri qe e deshte lirine e fjales, por si inkuizitor, madje, per dijenine e te gjithe lexueseve, as me 22 mars 1992 ai dhe partia e tij nuk ka fituar, por me urdher te Ramiz Alise, vletet e votimeve per PS i kane kaluar PD, pa permendur referendumin e 1994, zgjedhjet e majit te 1996. Ndersa per ato te 2005, as u votua fare, Fatos Nano e kishte bere marreveshjen me Sali Berishen (per t’u bere president). Kryeministri yne, nuk eshte gje tjeter vecse nje antikombetar, qe nuk e lidh asgje me shqiptaret dhe Shqiperine, eshte nje tradhetar, spiun i UDB dhe i sigurimit te shtetit dhe gjithnje kete e ka treguar me sherbimet qe i ka bere Serbise dhe me qendrimet e tij antishqiptare. Nuk dihet ende se kur do te mund te shpetoje Shqiperia dhe shqiptaret nga kjo e keqe e madhe qe e ka zene. Ka premtuar se do t’i ngrije buzeqeshjen shqiptareve dhe kete premtim po e mban, dhe madje me force." (nuk mund te them ish-kryeministrin sepse veshtire se do ta dorezoje detyren)
Posted on: Sat, 20 Jul 2013 09:28:08 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015