Eredivisie, bindin Feyenoord dhe Twente Feyenoord ka gjetur - TopicsExpress



          

Eredivisie, bindin Feyenoord dhe Twente Feyenoord ka gjetur ritmin që i mungonte për t’u ngjitur nga mesi i tabelës drejt kreut të saj. Heroi për skuadrën nga Rotterdami është një italian dhe quhet Graziano Pelle, autor i një tregolëshi në suksesin bindës 4-2 në shtëpi ndaj ADO Den Haag. Qendërsulmuesi 28-vjeçar ngriti në këmbë me eufori tifozerinë vendase me golin e parë që në minutën e gjashtë, falë një pasimi të Lex Immers, ndërkohë që pa përfunduar pjesa e parë ekipi i Ronald Koeman dyfishoi avantazhin, këtë radhë me holandezin e lindur në Portugali, Bruno Martins Indi. Pelle mbetet agresiv pavarësisht 2 golave në favor të Feyenoordit, teksa shfrytëzon një krosim të Miquel Nelom për të shënuar të tretin dhe vetëm 9 minuta më vonë është po ai autori i një goditje nga pika e bardhë e 11-metërshit, duke i dhënë grushtin e fundit miqve që mbeten të parafundit në tabelë.Më keq se kaq nuk mund të shkojë për ADO Den Haag, që fitojnë një penallti por Van Duinen nuk arrin ta çojë topin në rrjetë. Van Haaren vë në vend nderin e skuadrës duke shënuar 6 minuta nga fundi i takimit, ndërkohë që vjen edhe një gol dhuratë nga mesfushori i Feyenoordit, Jordy Clasie. Graziano Pelle ishte padyshim jo vetëm protagonisti i kësaj fitoreje të rëndësishme, por edhe shembulli për 14 herë kampionët e Holandës, duke shënuar në sulm dhe kontribuar njëkohësisht në mbrojtjen e skuadrës. Në takimet e tjera të javës së tetë në Eredivisie, NEC Nijmegen vazhdon mos ta njohë shijen e fitores duke u mundur 2-3 në shtëpi nga Vitesse Arnhem. Heerenveen nuk e pati të lehtë, por arriti të mposhtë 2-1 Cambuur, ndërsa Twente konfirmohet si një nga skuadrat pretendente për titullin me suksesin bindës 5-0 kundër Groningen.
Posted on: Sun, 29 Sep 2013 17:30:07 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015