FDBK: BISEDIME ME TIRANËN, JO SIPAS AGJENDËS ANTISHQIPTARE TË - TopicsExpress



          

FDBK: BISEDIME ME TIRANËN, JO SIPAS AGJENDËS ANTISHQIPTARE TË BEOGRADIT, POR SIPAS AGJENDËS SË SHQIPËRISË ETNIKE! Sipas burimeve ndërkombëtare, është pararalajmëruar se, Kryeminsitri i Serbisë-Ivica Daçiç do të dëshironte të bisedonte me homologun e tij shqiptar, Kryministrin e Republikës së Shqipërisë - Edi Rama për “ndarjen e Kosovës”. Për Frontin Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK) është e papranueshme që bisedimet Tiranë-Beograd të zhvillohen sipas agjendës antishqiptare të Serbisë për ndarjen e Kosovës, sepse ata duhen bërë vetëm sipas agjendës së Shqipërisë Etnike. Tirana e Beogradi duhet të bisedojnë për mosmarrëveshjet e konfliktet midis kombit shqiptar dhe atij serb, të shkaktuara njëanshmërisht nga Beogradi me pushtimin e trojeve shqiptare të Toplicës, të Sanxhakut dhe të Kosovës Lindore (Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit). FDBK gjithashtu konsideron që, në këto bisedime xhelati Serbi nuk duhet të imponojë agjendën e tij zgjeruese; por, xhelati Serbi, në rradhë të parë, duhet të kërkojë falje publike për krimet e kryera dhe në rradhë të dytë të pranojë hartën e shteteve etnike në Ballkan që nuk përfshin as më pak e as më shumë se sa shtetet në kufijtë e tyre natyralë. Pra, Serbia duhet të pranojë që trevat etnike shqiptare t’i ribashkohen Shqipërisë Etnike dhe të mos vazhdojë me planin e saj të vjetër “Narçetanije” për zgjerim tërritorial pa anë, pa fund e pa cak, në dëm të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike. Serbia, nga sjellja e saj gjenocidale antishqiptare duhet të kthehet në një shtet të arsyjeshëm, normal në botën e sotme të shteteve demokratike. Zotit Daçiç ia rikujtojmë, ate që para disa vitesh ia kemi rikujtuar edhe ish Presidentit Tadiç, se Sanxhaku i Pazarit të Ri është një territor i banuar nga shqiptarët, fatkeqësisht shumica e sllavizuar, por që në vitin 1992, përmes Referendumit Gjithëpopullor, ashtu si Kosova Lindore (Presheva, Medvegja dhe Bujanoci), që përmes referendumit e shpalli Autonominë Politiko-Territoriale me të drejtë ribashkimin e saj me Republikën e Kosovës, edhe Sanxhaku është shpallur Krahinë Autonome e Republikës së Kosovës. Gjithashtu, edhe zotit Daçiç, ashtu si ia rikujtuam para disa disa vitesh edhe ish Presidentit Tadiç, ia rikujtojmë se Toplica gjithashtu është territor i spastruar etnikisht nga shqiptarët nëpërmjet ndërhyrjes ushtarake të ushtrisë serbe të komanduar nga Mihajl Çërnjajev (grupimi i Moravës) dhe Milojko Leshnjanin (grupimi i Timokut) që prej 22 dhjetorit 1877 deri më 23 janarin 1878, kur u dha urdhërin për armëpushim. Dhe, Daçiç duhet që, fillimisht të pranojë rikthimin në vatrat e tyre të pasardhësve të shqiptarëve të shpërngulur në mënyrë arbitrare nga serbomëdhenjtë, së bashku me garancionin se nuk do të kryhet më kurrë një gjenocid i tillë dhe gjithashtu duhet tiu akordohet shqiptarëve një dëmshpërblim për shpërdorimin më shumë se një shekull të pasurive të tyre të tundshme dhe të patundshme. FDBK gjykon që kërkesa e “ndarjes së Kosovës” sipas përmasave të dëshiruara nga Serbia nuk duhet pranuar. Serbia, duhet të obligohet, në bisedimet me Tiranën, që të heq dorë nga taktika e saj e mbështetjes së strukturave paralele dhe të grupeve terroriste serbe në Kosovë, nga dërgimi i oficerëve të MUP-it dhe të UDB-së në veriun e Kosovës. Pastaj, pasi ti ketë bërë këto, duhet të pranojë edhe këmbimin e territoreve, sipas parimit dy komuna serbe në veri (Leposaviqi dhe Zubin Potoku) për tre komuna shqiptare (Presheva, Medvegja dhe Bujanoci) në Kosovwn Lindore. Vetëm Zubin Potoku dhe Leposaviçi iu dhanë Kosovës më 1957 për llogari serbomëdha, për të rritur numrin e përgjithshëm të popullsisë serbe në Kosovë, kur Kosovës iu morrën tri komuna të Kosovës Lindore: Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin. Komunat në veri nuk i ka aneksuar Kosova, kurse komunat shqiptare të Kosovës Lindore u aneksuan padrejtësisht nga Serbia! Sovraniteti shqiptar nuk është kolonial mbi serbët, sepse ata janë në shtëpitë e tyre, jetojnë një jetë normale dhe i gëzojnë të gjitha të drejtat, bile janë të privilegjuar. Kurse, shqiptarët kanë jetuar vetëm nën retë e zeza të skllavërimit, dhunës, burgosjeve, vrasjeve, dëbimeve dhe helmimeve nën robërinë serbe dhe prandaj edhe kanë ngritur krye duke arritur deri te çlirimi vetëm i një pjese të territorit nga ushtria okupatore serbe dhe organet e tjera të represionit të Beogradit, por jo në çlirimin e plotë e tërësishë të të gjithë territorit të Kosovës Historike që përfshin edhe Kosovën Lindore, Toplicën dhe Sanxhakun. Pra, duke u nisur nga këto konstatime të mësipërme, FDBK konsideron se nuk mundet dhe as nuk duhet të bëhet një kompromis duke ngushtuar bisedimet vetëm në çështjen e Kosovës për ndarjen e saj, siç e dëshiron armiqësisht Ivica Daçiç, njësoj siç dëshironte edhe ish presidenti serb Tadiç. Ai, Ivica Daçiç dhe të gjithë viçat e Serbisë, duhet të pranojnë konsolidimin e shteteve etnike në Ballkan, si: Shqipëria Etnike, Bullgaria Etnike, Kroacia Etnike, Greqia Etnike dhe edhe Serbia Etnike, harta e të cilave duhet të vizatohet në një mbledhje të llojit Londra 2, ku të njihet e Drejta e Vetëvendosjes për popullin shqiptar, si një nga të drejtat e patjetërsueshme edhe për shqiptarët dhe respektimin e të drejtave të minoriteteve në shtetet nënshkruese të marrëveshjes së re që do ti jepte fund “shekullit të zi” të Ballkanit “fuçi baruti” në Evropë dhe përtej saj. Ndryshe, Serbia do të zhdukej nga harta e Ballkanit përfundimisht, sepse ajo brenda saj i ka brenda të pushtuara e të kolonizuara edhe shumë pjesë të trevave të popujve jo-sllavë, siç janë: Kosova Lindore, Toplica, Sanxhaku (treva shqiptare), Vojvodina (trevë hungareze), Banati dhe Lugina e Timokut (treva rumune) dhe këto popuj nuk mund ta durojnë më gjatë pushtimin e kolonizimin gjenocidal, diskriminimin dhe përpjekjet për asimilim nga Beogradi. Gjithashtu, konsiderojmë që, as Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, zoti Edi RAMA, nuk do të gabojë e të largohet nga kjo Projekt-Platformë modeste e FDBK-se gjatë bisedimeve me Kryeminsitrin e Serbisë, Ivica Daçiç. Për Frontin Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK); Presidenti i FDBK, Mr. Gafurr ADILI. Tiranë, më 18 tetor 2013
Posted on: Fri, 18 Oct 2013 17:10:31 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015