FJALA E KRYETARIT MUSTAFA NË HAPJE TË FUSHATËS - TopicsExpress



          

FJALA E KRYETARIT MUSTAFA NË HAPJE TË FUSHATËS PARAZGJEDHORE Të nderuar përfaqësues të medieve, Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Të dashur qytetarë të Prishtinës dhe të mbarë Republikës së Kosovës, Jam tepër i nderuar dhe i privilegjuar që, në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të bëj hapjen e fushatës parazgjedhore të LDK-së. Lidhja Demokratike e Kosovës hyn në këtë fushatë më bashkuar dhe më e fortë se kurrë, me besimin e plotë për fitoren e madhe. Lidhja Demokratike e Kosovës hyn në këtë fushatë pas punës së madhe gjatë procesit të reformave, me një LDK të profilizuar, plot të rinj e të reja, që së bashku janë garanci e fitores së LDK-së. Ne e hapim fushatën me moton “Sot komuna, nesër Kosova”, e cila shpreh bindjen e thellë për fitoren e LDK-së në këto dhe në zgjedhjet nacionale. Ne duhet të fitojmë në komunat e Kosovës, për të hedhur hapin e parë drejt fitores së demokracisë në vend, e cila do të shënohet me fitoren në zgjedhjet e nacionale. Ne duhet të fitojmë në komuna së pari, për të nisur rrugën për t’ia kthyer dinjitetit qytetarëve të Kosovës. Ne duhet të fitojmë më 3 nëntor, për të hapur rrugë për ta luftuar korrupsionin që po shkatërron institucionet dhe krimin që po rrezikon shtetin tonë, vendin e prindërve tanë, vendin tonë dhe të fëmijëve tanë. Ne duhet të fitojmë sot, për ta fituar të ardhmen. Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, ju ftoj që të bashkoheni me LDK-në, që ta votoni LDK-në, që të bëheni pjesë e fitores së madhe të demokracisë në Kosovë. Lidhja Demokratike e Kosovë do të jetë fituese e zgjedhjeve në shumicën e komunave në Kosovë, sepse LDK-ja ka kandidatët më të mirë për kryetarë komunash, njerëz të ndershëm e punëtorë, sepse LDK-ja ka listat më të mira për kandidatë për asamble të komunave, me njerëz të nderuar në mjedisin ku jetojnë. LDK-ja është partia që përfaqëson të gjitha shtresat në Kosovës, partia që do të mbrojë të drejtat dhe intersat e të gjitha shtresave. Të dashur qytetarë të Kosovës, Në këtë çast solemn, ju garantoj se Lidhja Demokratike e Kosovës edhe në këtë fushatë dhe në ditën e zgjedhjeve do të reflektojë qytetari e korrektësi dhe do të punojë shumë që të mbrojë votën e qytetarëve, e cila shpreh vullnetin politik të tyre. Ju ftoj që të punoni shumë në ditë që kemi përpara, që ditën e zgjedhjeve të jemi së bashku, të votojmë Lidhjen Demokratike të Kosovës, partinë e traditës dhe të së ardhmes së Kosovës. Suksese dhe urime!
Posted on: Wed, 02 Oct 2013 23:27:55 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015