Faktikisht nuk e ngre kush zërin me këtë masivitet e ekzaltim - TopicsExpress



          

Faktikisht nuk e ngre kush zërin me këtë masivitet e ekzaltim për probleme shqiptare të dhimbshme, si fëmijët e ngujuar prej gjakmarrjes, fëmijët e braktisur e të skllavëruar që detyrohen të punojnë rrugëve, dhuna ndaj grave, gjendja e keqe ndaj romëve apo mungesa e sigurisë teknike bazike në miniera që sapo ka shkaktuar tragjedinë e radhës. Nuk ka gjë të keqe me ndjeshmërinë ndaj ambientit, mirëpo të çudit që manifestohet pikërisht për shkatërrimin në mënyrë të organizuar e profesionale prej partnerëve të huaj, ndërkohë që nuk ka ekzistuar për shkatërrimin e pyjeve, masakrimin e qyteteve e bregdetit prej ndërtimeve, tymi i gëlqeroreve, shfrytëzimi barbar i shtretërve të lumenjve e plehrat që qytetarët i hedhin ngado, duke e mbjellë Shqipërinë me plastmas. Po ashtu, ku ka qenë gjithë kjo përkujdesje deri para pak vitesh, kur vendi ynë i kishte këto armë të shkatërrimit në masë të lëna të braktisura në një bunker në kushte të dyshimta e u desh ndjeshmëria dhe financimi amerikan me ekspertizë gjermane e zvicerane që të shkatërroheshin pa kurrfarë pasoje ambientale apo rreziku për qytetarët në 2007? E gjithë kjo situatë të lë të mendosh për një përpjekje për të imituar mot a mot lëvizjet pacifisto-ambientaliste të vendeve të zhvilluara të Perëndimit, duke dalë krejtësisht nga konteksti shqiptar.
Posted on: Mon, 11 Nov 2013 20:05:10 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015