Fiksimi për celularët! Në ditët e sotme nuk mund të bësh - TopicsExpress



          

Fiksimi për celularët! Në ditët e sotme nuk mund të bësh asgjë pa e regjistruar veprimin tënd në telefonin celular,një tendencë që Charlene de Guzman e ka vënë në dukje në një film të shkurtër. Aktorja dhe regjisorja amerikane me origjinë filipinase ka treguar në filmin e saj “I Forgot My Phone” se aktivitete të thjeshta si ecja në natyrë apo qëndrimi në shtrat me të dashurin pengohen nga përdorimi i celularit. “Fiksimi i njerëzve me celularët më trishton jashtë mase. Unë dua të shijoj momentin pa e hedhur në Instagram”, shkruan de Guzman në blogun e saj. Ajo sqaron se frymëzimi për këtë film të shkurtër i erdhi gjatë një koncerti ku të gjithë e kaluan kohën duke bërë foto e duke regjistruar video dhe jo duke shijuar muzikën.
Posted on: Tue, 03 Sep 2013 16:57:22 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015