Fillimisht e ironizoi me një fjali që bëri xhiron e botës - TopicsExpress



          

Fillimisht e ironizoi me një fjali që bëri xhiron e botës "unë nuk pështyj mbi pjatën që ha" dhe tashmë e injoron duke mos dashur të flasë për të. Marrdhënia mes Ronaldos dhe Jose Mourinhos tashmë është shndërruar në një urrejtje reciproke, dhe pas shkëmbimeve të batutave therëse me njëri-tjetrin, ylli portugez i Realit i vë kapak duke mos pranuar të flasë më për të. Në një intervistë për mediat portugeze, kur pyetet mbi ish-trajnerin e tij te Real Madrid, Ronaldo përgjigjet shkurt: "Nuk dua ta përmend emrin e atij personi, sepse besoj se nuk ja vlen të flas më për të". Një përgjigjë e qartë që konfirmon krisjen e raportit mes tyre, pavarsisht se të dy kanë të njëjtin menaxher, Jorge Mendes. Në tre vjet që kaluan së bashku te Reali, Jose dhe Ronaldo cilësoheshin nga të gjithë si shumë të afërt mes tyre, aq sa futbollisti ishte benjamini i trajnerit, dhe vetë lojtari e përkrahte në cdo hap teknikun e tij, madje dhe kur ai gjendej në mes të një furtune mediatike. Por deklarata e fundit e Mourinhos se Ronaldo i vërtetë është braziliani, nxehu gjakrat mes tyre aq sa dhe në Portugali e kanë të pamundur t’i pajtojnë me njëri-tjetrin. Gjithsesi portugezi për momentin po shijon punën me trajnerin e ri Carlo Ancelotti, për të cilin jo pak herë është shprehur se i pëlqejnë metodat e tij dhe se italiani është një person inteligjent, duke u deklaruar i bindur se trajneri ri do t’i japë Realit atë që mourinho nuk arriti dot ta bënte, trofeun e dhjetë të Champions League.
Posted on: Thu, 15 Aug 2013 12:00:41 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015