Fillon Java Kulturore Shqiptare Me parakalimin e anëtarëve të - TopicsExpress



          

Fillon Java Kulturore Shqiptare Me parakalimin e anëtarëve të të gjitha ansambleve pjesëmarrëse , nëpër rrugët e Kumanovës, mbrëmë solemnisht filloi "Java kulturore shqiptare" që do të zgjasë deri më 24 korrik. Parakalimi nëpër rrugë dhe vallëzimi në sheshin e qytett krijoi një atmosferë vërtetë festive ashtu edhe siç i ngjanë këtij evenimenti kulturor. Nata e parë e Javës kulturore Shqiptare kaloi me prezantimin e ansambleve “ Gjilani “ nga Gjilani, “ Emin Duraku nga Shkupi, “Grupi i valltarëve”nga Presheva dhe Bajram Shabani nga Kumanova. Me këtë rast kumanovarët patën rast të shohin valle të përgatitura mirë me motive nga vise të ndryshme ku jetojnë shqiptarët. Natën e parë para kumanovarëve u prezantuan edhe këngëtar të estradës shqiptare si Xhezair Elezi, Kadri Ismaili, Nuredin Fetahu,Mentor Kurtishi, Selajdin Miftari, Kanita Suma si dhe këngëtartë tjerë. Gjatë hapjes solemne , Agim Beluli, paralajmëroi se ky eveniment do të vazhdojë traditën edhe vitetve tjera kuptohet duke u begatuar edhe më shumë. Nata e sontme e cila gjithashtu mbahetnë sheshin e qytetit është e rezervuar kryesisht për këngëtarë të estradës zbavitëse shqiptare. Të përkujtojmë se Java kulturore shqiptare finansiarisht mbështet nga Komuna e Kumanovës dhe Ministria e kulturës. youtube/watch?v=mVREpd5Z_7M
Posted on: Fri, 19 Jul 2013 14:50:02 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015