Flamuri shqiptar revolton serbët, policia zvicerane arreston 44 - TopicsExpress



          

Flamuri shqiptar revolton serbët, policia zvicerane arreston 44 tifozë serbë Në ndeshjen e kthimit të vleshme për kualifikim në Ligën Europiane (Europa League), skuadra zvicerane FC Thun, ku ka bërë karrierën shqiptari, Milaim Rama ka mundur Partizanin me rezultat bindës 3:0.Sulmi i tifozëve të Partizanit të Beogradit duke përdorur mjete piroteknike kundër tifozëve të skuadrës zvicerane FC Thun, në sektorin familjar të mbushur kryesisht me prindër dhe fëmijë, duket se është nxitur nga prania e flamurit shqiptar.Siç raportojnë mediet zvicerane, në momentin e demolimit të mburojave, tifozët e Partizanit të Beogradit kanë marshuar me fyerje e me hedhje të mjeteve piroteknike në drejtim të tifozëve të skuadrës vendase.Në komentet e postuara është shkruar se: „mjetet piroteknike janë hedhur vetëm për një arsye: Për shkak të pranisë së flamurit shqiptar, që ishte aty thjeshtë për provokim“.Kurse një tjetër, që sipas emrit duhej të ishte serb, shkruan: „ndoshta do të ishte e udhës të thuhej se dhuna e tifozëve të Partizanit, ka ardhur si reagim ndaj prezencës së flamurit shqiptar në sektorin e tifozëve të Thunit“, transmeton albinfo.ch.Dhuna e nxitur ka detyruar arbitrin ta ndërpresë lojën për disa minuta. E cila ka filluar vetëm pas reagimit të njësive elite të policisë zvicerane, të cilët kanë detyruar tifozët serbë të ikin me nxitim në sektorin nga ku kanë shpërthyer me dhunë. Policia në këtë rast ka arrestuar 44 tifozë serbë.
Posted on: Fri, 30 Aug 2013 23:16:17 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015