Flm shume Olsi Belishta - TopicsExpress



          

Flm shume Olsi Belishta .REPORTAZH/ LINDJA DHE PËRËNDIMI I DIELLIT NE RADOMIRË TIRANË, 29 Tetor /ATSH- Edmond Prifti/.- Lindjen dhe perëndimin e diellit, rrëzë Korabit në fshatin Radomirë në lartësinë 1400 metra, nuk do mund ta imagjinoni në se nuk do ta provonit. Së paku, tashmë që nga Tirana rruga përmes Kukësit, e më tej drejt Dibrës është shtruar me asfalt, Radomira është një prej zonave me potencialin më të madh turistik në Qarkun e Dibrës në veri-lindje të Shqipërisë. Hijeshia e Korabit të lartë me dëborën që mban ende mbi shpinë këtë fund tetori, ndërthuret me të portokalltën e diellit atyre shpateve. Arritja e asaj maje do të ishte qëllimi për çdo alpinist që ngjitet këtyre viseve alpine, por më tepër klima e kësaj zone, njerëzit që do të takonim atje, burimi i famshëm që kalon përmes fshatit nga mali Korab përmes një guve nga vendi i quajtur Panair përtej anës tjetër të malit, apo edhe masivet e pishave kurative sipër fshatit ku edhe ndodhet Liqeni i Zi, janë një tërheqje jo veçse për alpinistët, por edhe për të sëmurët reumatizmalë. Vijnë dhe kanë ardhur shumë turistë, ndërsa një doktor serb që erdhi para disa viteve kreu disa matje në masivin e pishave sipër fshatit. Sot, kemi shpesh vizita nga turistë serbë, polakë, çekë apo kombësi të tjera, thotë Setki Ahmati, pronari i lokalit më të madh në dalje të Radomirës, i ndodhur shumë pranë urës që të lidh me shtegun alpin, i cili të çon drejt Malit të Korabit. Jashtë, territori i kësaj bujtine ende të pa-ndërtuar plotësisht në katin e dytë, është i rrethuar me tela, ku prej andej shihet perëndimi i diellit (aty ku edhe u instaluan tendat e pjesëtarëve të High Albania Mountain Club që do ti takonim në Radomirë) dhe tinëz çdo mëngjes, lindja e diellit ndodhte në një nga kreshtat shkëmbore të Korabit, në atë pjesëz ku edhe ndodhej një liqen alpin, të cilit i vumë emrin Liqeni i Dritës. Piloti instruktor i Forcave Ajrore Shqiptare, francezi Thierry Solignac do të ishte guida dhe udhërrëfyesi ynë drejt këtij vendi, ku falë tij e katër eksperiencave në këtë vend nga qielli dhe toka, shumë panë kufirit mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, të nesërmen arritëm në lartësitë e këtij fshati dhe kullotat alpine, për të cilat më kishte folur në mesnatë edhe Setkiu. Në hyrje të fshatit do të takonim edhe Floran Delia, pilotin e Bazës Ajrore të Farkës, i cili mendon të fillojë së shpejti ndërtimin e një resorti turistik në dalje të fshatit drejt kullotave alpine, duke shpresuar e menduar pozitivisht që fshati i tij i lindjes, por edhe mësimet e të atit të tij, mësues e botues i shumë librave rreth Radomirës, nuk kanë gabuar në parashikime. E gjejmë atë teksa është në ndërtim e sipër të shtëpisë së re prej guri, shumë pranë asaj aktuale, ku mendon se disa dhoma do ti përshtatë në turizëm familjar. Teksa e pyesim Floranin për çatitë prej llamarine që hasim me sy në gjithë fshatin (nuk do shihnim asnjë çati prej tjegullash, përveç asaj që ndodhet në hyrje të fshatit e ndërtuar në fillim të viteve ’80 dhe disa të pabanuarave), ai na thotë se për shkak të trashësisë së lartë të borës që bie në këto anë, tjegullat nuk e lëshojnë poshtë, duke bërë që çatitë e shtëpive të shemben nga bora që pothuajse nuk shkrin për 8 muaj rresht, thotë Florani, i cili na flet pa pushim për vendlindjen e tij. Me shaka e pyesim për Cuca(t) e Radomirës, sipas një kënge me të njëjtin emër, të cilën ma kujton një mikja ime përmes whatsapp-it dhe jetesën ditore të banorëve të këtij fshati, ndërsa Florani na thotë se nuk para ka të rinj...pasi jetojnë dhe punojnë kryesisht në Angli. Madje, unë kam qenë ndër të parët, e më pas gjetën mundësinë një pjesë e madhe e banorëve të këtij fshati, thotë Florani. Pra, banorët kur kthehen këtej për pushime, blejnë bagëti të imta dhe rindërtojnë shtëpitë, kur rikthehen flasin rrjedhshëm anglisht me turistët?!, e pyesim në mënyrë retorike Floranin, ndërsa ai buzëqesh. Teksa dielli kishte perënduar mbi Radomirë, por ende e portokallta zhdukej ngadalë mbi Korab, kthehemi pranë atyre gati 70 pjesëtarëve të klubit alpin High Albania Mountain Club të cilët i kishin instaluar çadrat e tyre më herët, pas lokalit të Setkiut. Takojmë aty liderin e Mountain Bike Albania, por edhe indianin Vicky, i cili nuk i ndahet udhëtimeve nëpër viset shqiptare, e shumë të tjerë. Aty gjejmë dhe Fisnik Muçën, drejtuesin e klubit alpin, i cili do na siguronte më pas edhe një vend në një prej tendave të shumta. Nata aty është e ftohtë me temperatura poshtë 10 gradëve, ndonëse pasditet janë të freskëta, kështu që në se keni menduar të flini në çadra, më parë duhet të siguroheni të merrni veshje të përshtatshme, e sigurisht së paku një sleeping bag, shtrojë të poshtme për tokën e lagësht si dhe rroba dhe këpucë të përshtatshme për aventura të tilla alpine. Në se nuk i keni këto, atëherë mund të keni rastin siç qëndrova dhe unë gjithë natën zgjuar, së bashku me një nga djemtë e Setkiut, ku biseduam për Radomirën, pjesë e Komunës së Kalasë së Dodës dhe zonat përreth, legjendat dhe historitë e kësaj zone, deri në zgjimin e alpinistëve herët në mëngjes, ende pa zbardhur dita, teksa iu ngjitën bjeshkëve të Korabit. Setkiu na rrëfen shumë histori, madje na prezanton edhe me djemtë e tij, Akilin të cilët e njohëm herët në mëngjes, apo Habilin dhe Avdiun, që kujdesen njëherazi për tendat dhe pajisjet që do liheshin në tenda nga alpinistët. Këtu vijnë shumë turistë të huaj, prandaj nuk çuditemi teksa hasim të tillë në këto anë, thotë Setkiu teksa vijon se kanë ndodhur raste që kanë lënë edhe portofola plot me euro. I kam siguruar diku dhe kur janë kthyer i kam pyetur kush i kishte harruar në vende publike. Jemi njerëz të besës. Diçka që nuk është e jona nuk preket. Ky është ligj për gjithë banorët. Kështu kemi qenë ngaherë. Fshati po ashtu kujdeset vetë për natyrën përreth. Kemi paguar disa rojtarë pylli dhe nuk lejojmë askënd t’u afrohet atyre. Mbase jemi i vetmi fshat në Shqipëri ku çdo familje paguan 100 lekë për rojtarët e pyllit, shprehet Setkiu, madje shton se në fshat ekziston Itifaku,apo ndëshkimi nga pleqnia e zonës për këdo që kryen prerje pemësh, një ligj i cili rruhet brez pas brezi. Radomira Fshati Radomirë bën pjesë në Komunën e Kalasë së Dodës, bashkë me fshatrat Ceren, Kullas, Ploshtan, Shullan, Tejzi, Ujëmirë dhe Vasi. Historikisht, fshati është marrë me blegtori. Në këtë fshat ndodhen dy baxho për prodhimin e djathit, ndër më të kërkuarit në qytetet tona. Në kullotat alpine, veçse pak kilometra larg fshatit mbarështohet delja e racës Rudë, ku sipas të dhënave nga fshatarët e kësaj zone janë mbi 11 mijë kokë dele dhe 500 lopë. Përpos djathit, qumështit apo bulmetit nga kullotat alpine, parcelat me fasule, patatet, misri kokërrmadh apo gatimi i jufkave të famshme të Dibrës, janë ato për të cilat fshatarët e zonës ndihen krenarë. ndër më të njohur atë këësaj zone. Para viteve ’90, në këtë fshat jetonin rreth 600 familje, ndërsa sot jo më shumë se 150 familje, ndërsa disa syresh si Setkiu thonë që nuk jetojnë më shumë 250 banorë. Pjesa më e madhe e tyre ndodhen në emigracion, kryesisht në Angli dhe Amerikë, por edhe një pjesë e vendosur në fshatin Laknas, shumë pranë Tiranës. Mbi katër muaj në vit, barinjtë së bashku me qentë besnikë të Sharrit, kullosin bagëtitë e tyre rrëzë bjeshkëve të Korabit ku ndodhen më tepër se 50 stane. Ndonëse nuk kishim fjetur pothuajse fare, ajri i dendur të shton tinëz energjinë për t’u ngjitur disa kilometra mbi fshatin Radomirë, për ti parë nga afër barinjtë që kullosin lëndinave alpine, por edhe peizazhet e mahnitshme që të ofron mëngjesi në një nga kreshtat e Korabit teksa dielli lind paksa vonë, rreth orës 8.00 çdo mëngjes, mbi atë që ne e quajtëm Liqenin e Dritës. Por në fshat ka edhe shtëpi bujtëse ashtu si ajo e Haxhi Imës, i cili e ka përshtatur shtëpinë e tij prej guri në shtëpi pritjeje për turistët, ndërkohë që dhomat e madje edhe oda është përshtatur sipas traditës së fshatit, madje edhe me lëkurë të deles rudë, si shtrojsa. Dikur banorëve të zonës u duhej më shumë se 8 orë rresht, ndërsa me ndërtimin e rrugës pothuajse një vit më parë si një zonë me potencial turistik, nga kryeqyteti ynë, Radomira buzë Korabit ndodhet veçse 3 orë me makinë. Korabi Është një nga malet më të larta të Evropës Juglindore, që shtrihet përgjatë kufirit të Shqipërisë dhe Maqedonisë, në jugperëndim të malit të Sharrit. Një vend i pasur me bukuri të rralla natyrore, gurë karstikë, shkëmbinj e kullota alpine, që vizitohet çdo vit nga individë, shoqata alpinistësh vendas dhe të huaj, deri në majën më të lartë e cila ka lartësinë 2764 metra si dhe mbishkrimin i cili i ka rezistuar ende kohës Korab. RKSH. 2764. Nga ana e Maqedonisë udhëtohet deri në fshatrat e Rekës, nga qyteti i Gostivarit. Nga ana perëndimore mali bie thikë mbi muret shkëmbore, ndërsa ana veriore përbehet nga shkëmbinj të thepisur. Nga ana e juglindjes, arrihen më lehtazi dy majat pothuajse me të njëjtën lartësi Shulani i Radomirës dhe Korabi III, në lartësinë 2700 metra, e më tej dy kilometra në jugperëndim Maja apo Porta e Korabit në 2727 metra. Gjatë kohës së pranverës në pjesën maqedonase në luginën e sipërme të lumit Dlaboka ka disa ujëvara spektakolare, ku më e madhja ndër to arrin lartësinë 130 metra. a.m
Posted on: Wed, 30 Oct 2013 15:58:38 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015