GJIKNURI-NDERPRERJA E PUNES NE DISA GALERI TE MINIERAVE TE KROMIT, - TopicsExpress



          

GJIKNURI-NDERPRERJA E PUNES NE DISA GALERI TE MINIERAVE TE KROMIT, DERI SA TE PLOTESOHEN KUSHTET TEKNIKE TIRANË, 2 Dhjetor /ATSH- Edmond Prifti/.-Ministri shqiptar i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri tha sot ne konferencen per shtyp se, pezullimi i pjesshëm i punes ne disa galeri të minierave te kromit do te vazhdoje, deri sa kompanite qe i kane mare keto miniera me koncension, te plotesojne te gjitha standardet teknike, vecanerisht duke vene ne pune sistemin e ventilimit si dhe zbatimin e plotë të pikave të nënshkruara nga nën-kontraktorët që ushtrojnë aktivitete në nxjerrje dhe përpunimin minerar në vendin tonë. Këto masa sipas ministrit Gjiknuri kanë dalë nga analiza e një aksioni 1-mujor të kontrollit të ushtruar nga specialistë te Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Repartit të Inspektim-Shpëtim Minierave, Shërbimit Gjeologjik Shqiptar dhe Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë. Kontrolli sipas ministrit Gjiknuri, në një konferencë për shtyp gjatë mesditës së sotme, “u krye në 39 subjekte, përfshirë dhe koncesionarin kryesor “ACR” qe vepron ne Bulqize ”. Pasi u njohëm me raportet dhe konkluzionet e Grupit të Kontrollit, tha Gjiknuri, “urdhërova masat e mëposhtme: pezullimi i pjesshëm në punimet e shfrytëzimeve të koncesionarit të rezervave minerare të kompanisë “Albkrom” deri në realizimin e detyrimeve të zbatimit të programit të investimeve për fazën e dytë, hapjen e punimeve të traverbankut të Klosit dhe të pusit 9, vënien në punë te sistemit të ajrimit të detyruar si pjesë e kushteve për sigurinë në punë dhe zbatimin e rregullave të kushteve teknike në zonat e rrezikshme minerare”. Gjithashtu, Gjiknuri përmendi edhe 17 leje të tjera koncensionarësh, të cilët i janë nënshtruar këtij kontrolli, që për arsye të mosrespektimit të kushteve të përcaktuara në lejet minerare, pezullohen me afat të pacaktuar deri në realizimin e detyrimeve të përcaktuara nga grupi i kontrollit i lartpërmendur. Gjiknuri ka bërë të ditur po ashtu se, janë revokuar plotësisht pesë leje minerare për shkak të zhvillimit të aktivitetit minerar në zonë të rrezikshme si dhe për shkak të përfundimit të aktivitetit minerar. Gjatë konferencës për shtyp, bazuar mbi Kontrollin e kryesuar nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Gjiknuri ka cituar se “Janë pezulluar lejet për subjektin e licencuar për lëndët plasëse, deri në realizimin e kushteve teknike për administrimin dhe mbajtjen e tyre”. Po ashtu sipas tij, grupi i kontrollit i lartpërmendur ka vendosur që të gjenden forma për shfrytëzimin e shtresës minerare, “veçanërisht në mënyrë të veçantë në zonën D ne Bulqize, duke u pajisur me personel teknik-gjeologjik, bazuar në ligj për respektimin e kushteve të punë dhe rregullat e sigurimit teknik”. Në rast të mospërmbushjes së këtyre detyrimeve të cilat u përmendën sot në konferencën për shtyp, Gjiknuri tha se “subjekteve do t’u revokohet leja e plotë minerare”. Gjatë konferencës për shtyp, në përmbyllje Damian Gjiknuri ka përmendur se ky proces dhe këto kontrolle nga Ministria që ai drejton, do të vijojnë edhe me koncensionarë të tjerë, “pra me gati 800 leje të tjera, për të parë termat e kontratës së tyre në bazë të ligjit shqiptar për koncensionarët”. I pyetur nga gazetarët për detaje të mëtejshme mbi çështjen e “Albkrom”-it, ministri Gjiknuri tha se, “Industria minerare nuk mund të mbyllet me një të rënë të lapsit”, por sipas tij, “do të kryen kontrolle mbi standardet, në të kundërt, lejet e tyre do të revokohen”
Posted on: Mon, 02 Dec 2013 12:49:49 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015