Gianluigi Buffon mendon se Juventusi duhet të jetë krenar me - TopicsExpress



          

Gianluigi Buffon mendon se Juventusi duhet të jetë krenar me pikën e nxjerrë ndaj Real Madridit në takimin e mbrëmshëm të Ligës së Kampionëve. Bianconerët mbrëmë barazuan 2-2 ndaj Realit në Juventus Stadium për të mbetur në pozitën e fundit të grupit B, me vetëm tre pikë nga katër ndeshje. “Nuk është turp të humbësh pikë ndaj një skuadre të madhe si Real Madridi. Ata kanë kualitet të shkëlqyeshëm individual, sulmues të mahnitshëm dhe secilën herë që i afrohen golit, ju ndjeni presionin që rritet”. “Nuk do të jetë lehtë për ne, por ne do të bëjmë gjithçka që është në mundësitë tona për t’u kualifikuar”, ka thënë Buffon pas barazimit të mbrëmshëm.
Posted on: Wed, 06 Nov 2013 16:17:07 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015