Gjatë një tubimi parazgjedhor në fshatin Ratkoc të komunës - TopicsExpress



          

Gjatë një tubimi parazgjedhor në fshatin Ratkoc të komunës së Rahovecit, drejtuesit e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë komunë, të mbështetur edhe nga anëtari i Kryesisë qendrore, Avdullah Hoti, kërkuan të shtunën mbështetje për kandidatin e LDK-së për kryetar komune, Fahredin Shehu dhe kandidatët për këshilltarë komunalë. Duke iu drejtuar të pranishmëve në këtë tubim, z. Hoti tha se Rahoveci, ashtu sikurse edhe komunat e tjera, po dëshmojnë mbështetje për filozofinë politike dhe programin e LDK-së, ashtu sikurse në kohën kur këtë parti e udhëhiqte Presidenti Ibrahim Rugova, duke paralajmëruar rikthimin e fuqishëm të LDK-së në Rahovec dhe tërë Kosovën. “Modeli i qeverisjes së LDK nuk është model korruptiv, por i qeverisjes duke u bazuar në ligj. Fahredin Shehu dhe kandidatët për këshilltarë të Kuvendit Komunal të Rahovecit, pas katër vjetësh do të vijnë sërish në Ratkoc dhe të kërkojnë besimin. Por, do të vijnë faqebardhë, sepse në katër vjetët e ardhshëm do të qeverisin me përgjegjësi, zero tolerancë ndaj korrupsionit e keqpërdorimit, sepse janë njerëz që qeverisin me ligj, e jo me muskuj e me forcë”, tha Hoti. Po ashtu, ai theksoi se qytetarët e Rahovecit, por edhe të tërë Kosovës, kanë nevojë për qeverisjen e mirë që e ofrojnë kandidatët e LDK-së, kultura politike e LDK-së, vizioni zhvillimor i LDK-së, sepse ai zbatohet nga njerëz që kanë integritet personal, familjar e shoqëror, që kanë respekt ndaj familjes, shoqërisë e shtetit. Ai tha se LDK-ja është alternativa e vetme zhvillimore e Rahovecit, duke u shprehur optimist se kësaj radhe, me votën e tyre, qytetarët e Rahovecit do t’ia ndalin hovin degradimit, keqmenaxhimit dhe keqpërdorimeve që po ndodhin nga qeverisja e partive tjera politike. Ndërsa , kandidati për kryetar të Komunës së Rahovecit, z. Fahredin Shehu, theksoi se programin e tij qeverisës për mandatin e ardhshëm katërvjeçar e ka hartuar duke u bazuar në nevojat e qytetarëve. Ai kërkoi mbështetje edhe për dy nga kandidatët që janë nominuar nga ky fshat për këshilltarë komunalë të Rahovecit, Esat Hotin dhe Diana Hotin, si dhe votë masive për LDK-në
Posted on: Sun, 20 Oct 2013 06:50:59 +0000

Trending Topics



eight:30px;">
Jó 8 - 1. ENTÃO respondendo Bildade o suíta, disse: 2. Até

Recently Viewed Topics




© 2015