Gjeneralët egjiptian nën patronatin amerikan Egjipti është - TopicsExpress



          

Gjeneralët egjiptian nën patronatin amerikan Egjipti është "një aleat i rëndësishëm jashtë NATO-s," çelësi për çdo gjë janë lidhjet e ushtrisë. Lidhja ushtarake e Egjiptit me Perëndimin u përmirësua pas marrëveshjes së paqes Izraelit dhe Egjiptit në vitin 1979, me të cilën Egjipti u bë përfituesi i dytë i ndihmës dypalëshe pas Izraelit. Kjo kërkonte, ndër të tjera, investime të mëdha ushtarake dhe financiare, që arrijnë në 66 miliardë dollar prej se u nënshkrua marrëveshja. Përpjekja amerikane që ti përfitoj gjeneralët egjiptianë i kushtoi SHBA-ve 1,3 miliardë dollar që nga viti 1987. Dhurata të tilla si 1,000 tanke dhe 221 avionë luftarak me vlerë disa miliardë dollarë e shënojnë angazhimin e Amerikës në Egjipt. Gjatë vitit të revolucionit, 2011, Egjipti mori gati një të katërtën e parave të saj nga Fondi Amerikan për financimet e huaja ushtarake. Përpjekja e përfitimit amerikano-egjiptian rezultoi, ndër të tjera, me amerikanizmin e forcave të armatosura egjiptiane. Mbi 500 oficerë egjiptianë çdo vit kalojnë përmes sistemit arsimor ushtarak amerikan. Midis tyre janë edhe zyrtarët e lartë egjiptianë, përfshirë edhe shefin e mbrojtjes Abdel Fattahi el-Sisin, i cili ndoqi kolegjin e luftës amerikane në Pensilvani, komandanti i forcave Ajrore Mahmud Rede. Arsimi i oficerëve egjiptianë në kolegjet ushtarake amerikane, programet e trajnimit, dhe ushtrime të përbashkëta ushtarake kanë çuar deri në vendosjen e lidhjeve të qëndrueshme midis dy vendeve. Disa argumentojnë se ushtria egjiptiane është e nevojshme dhe aleat i besueshëm në detin e ndryshueshëm, kështu që mbështetja e ushtrisë i shërben interesave të sigurisë kombëtare amerikane. Për ta, rritja e forcave civile - pa marrë parasysh sa janë popullor - qofshin ata që janë islamistë apo njerëz laikë, nuk janë as të besueshme dhe as miqësore. Pasi që po e humb tashmë pushtetin dhe influencën, sidomos duke pasur parasysh ngjarjet dramatike në Siri, Irak, Iran, Liban dhe në rajon në përgjithësi, Uashingtoni nuk do të heqë dorë nga një prej shtyllave të tij të pakta strategjike në Lindjen e Mesme. Ushtria egjiptiane është e vetëdijshme për këtë dhe e kupton shumë mirë se çfarë dobie kanë Shtetet e Bashkuara në rajon nga ajo. Për shembull, çfarë nëse Egjipti zgjedh të jetë një prej atyre që do ta lë partneritetin? Unë mendoj se do ta kishim krijuar një panik të madhe në kryeqytetin amerikan, dhe asgjë më pak edhe në Izrael. Mbi të gjitha, a nuk është Egjipti ai i cili ia lejon Amerikës që ta ruaj stabilitetin në rajon dhe e ndihmon atë për ta ruajtur sigurinë e Izraelit? Shkruan: Marwan Bishar
Posted on: Mon, 19 Aug 2013 21:38:41 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015