Glicemia Ky test mat nivelin e glukozës në gjak, burimit - TopicsExpress



          

Glicemia Ky test mat nivelin e glukozës në gjak, burimit kryesor të energjisë për qelizat e trupit dhe të vetmit për sistemin nervor. Përdorimi i glukozës për energji varet nga insulina, një hormon i prodhuar nga pankreasi. Ka disa patologji që shoqërohen me çrregullime të niveleve plazmatike të glukozës dhe hormoneve të tjera të përfshira. Më kryesorja është diabeti, i cili përmbledh një grup çrregullimesh të lidhura me prodhimin e pamjaftueshëm të insulinës dhe/ose rezistencën ndaj insulinës. Në rastet kur kemi të bëjmë me mosprodhim të mjaftueshëm të insulinës jemi përpara DIABETIT TIP 1. Ndërsa kur kemi rezistencë ndaj insulinës, kemi DIABETIN TIP 2. Diabeti është një sëmundje kronike, e cila duhet ndjekur me shumë seriozitet, pasi nivelet e larta të sheqerit shkaktojnë dëmtime në organe si në veshka, sy, zemër, enë gjaku dhe në sistemin nervor. Gjatë shtatzënisë mund të shfaqet hiperglicemia apo diabeti gestacional, i cili mund të japë çrregullime tek nëna dhe bebi, nëse nuk diagnostikohet dhe trajtohet. Po ashtu hipoglicemia, niveli i ulët i sheqerit, mund të shkaktojë dëmtime në Sistemin Nervor Qendror dhe Periferik. Për më shumë informacion na kontaktoni në 042 35 75 35 (Tiranë) 038 221 661 (Prishtinë) Spitali Amerikan, Përqafoje jetën!
Posted on: Fri, 02 Aug 2013 13:24:57 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015