Google+ ofron video në HD! Duke filluar nga ky muaj, - TopicsExpress



          

Google+ ofron video në HD! Duke filluar nga ky muaj, përdoruesit e Google+ do të përjetojnë një rritje të cilësisë se video-bisedimeve, si pasojë e kalimit mbi një formë të re të video kodekëve. Duke folur me Janko Roettgers të ueb faqes GigaOM, zëvendës presidenti i Google, Chee Chew tha se Google është duke kaluar nga kodekët H.264 në kodekët e njohur si VP8. Sipas Chew, VP8 do të mundësojë një “video më të pastër, më të mirë”, kur përdoruesit janë duke biseduar ballë për ballë në ueb. Me integrimin e VP8 në Google+, përdoruesit do të punojnë me HD. Kjo do të thotë video 720p, në këtë rast, ndërsa “HD i plotë” ose 1080p mund të vijë në të ardhmen. Por Google nuk pret të ndalet me kaq. Kompania ka treguar për GigaOm që planifikon të bëjë kalimin në standardin WebRTC. WebRTC besohet të jetë formati i ardhshëm i komunikimit online, kryesisht për shkak të mundësisë për të ofruar audio dhe video në kohë reale, pa pasur nevojë për mjete të tjera shtesë. cl 77news.al
Posted on: Mon, 02 Sep 2013 09:46:11 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015