Gramsh - “Dora e ngrohtë “ motorr për invalidë Motorri I - TopicsExpress



          

Gramsh - “Dora e ngrohtë “ motorr për invalidë Motorri I 500 , që Qendra ditore “Dora e ngrohtë” dhuron për personat me aftësi të kufizuar. Me qendër në qytetin e Tepelenës , ky Fondacion tashmë ka shtrirë dorën e ndihmës së tij humanitare , pothuajse në tërë vendin. Një ceremoni e thjeshtë, por shumë kuptimplote do të organizohej në periferi të qytetit të Gramshit në një familje të varfër qytetare. Ka mjaftuar një kronikë sensibilizuese mediatike që drejtuesi I kësaj Qendre , Gjon Dervishi , të mundësojë dhurimin e një motorrri për Mario Çekrezin 12 vjeç. Ceremonia modeste , ku merrte pjesë edhe kreu I bashkisë së Gramshit , Dritan BIci , do të zhvillohej në mjedisin e familjes Çekrezi , djali I së cilës kishte kohë që priste një dhuratë të tillë. Pikërisht për këtë qëllim , një nga furgonët e kompanisë “TaçiOil”, I destinuar më kohë në ndihmë të fëmijve me aftësi të kufizuara , ka udhëtuar mëngjesin e së martës në rrugën e tërthortë që të çon në Gramshin Juglindor. Qendra ditore “Dora e ngrohtë” në Tepelenë , e financuar prej vitesh në tërë aktivitetin e saj nga “TaçiOil” dhe direkt të presidentit Rezart Taçi, ka mundur që qindra familjeve shqiptare në shumë rrethe të vendit tu zbutet dhimbja për pjestarët e tyre me aftësi të kufizuara. Në Gramsh , kjo është dhurata e parë për këtë fëmijë 12 vjeçar , por sipas drejtuesit , Dervishi , kjo nuk do të mbetet e fundit ashtu sikur për shumë familje të tjera në Shqipëri që do të ndjejnë dorën e ngrohtë humane për këtë kategori personash në nevojë. Gjithçka , sipas drejtuesiit të qendrës , është arritur e do të mundësohet edhe në të ardhmen, nën kujdesin dhe ndihmën e presidentit të kompanisë Rezart Taçi. Tashmë ky fëmijë me plot ëndërra për shkollën dhe jetën do të mund të lëvizë lirshëm si gjithë të tjerët pa ndjere nevojën e një prindi kujdestar për ta shoqëruar. Motorri me bateri , tashmë është pronë e tij , me të cilin lëviz pa ndihmën e të tjerëve për të shkuar në shkollë e për të shetitur në qytet.
Posted on: Tue, 23 Jul 2013 09:36:33 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015