Gruaja akrep është një nga gratë më mbresëlënëse por edhe - TopicsExpress



          

Gruaja akrep është një nga gratë më mbresëlënëse por edhe më të rrezikshme të horoskopit. Shkëlqimi mbi të por edhe vështrimi tejshpues i saj do t’ju perfshijnë por do t’ju ndezin dhe kurreshtjen per ta njohur. Do të ndjeheni i hipnotizuar nga joshja e saj, pa shance kundërveprimi. Pranoni mesazhe të menjeherta dashurie nga akrepi. Jeni gati të dorëzoheni dhe ajo t’ju pushtojë. Ndjeheni i nënshtruar nga kjo grua dhe seksualiteti i saj nuk përballohet. Akrepia huk e shfaq menjëherë veten e saj të vërtetë. Di mirë ti fshehë ndjenjat. Vetëm po të fitoni besimin e saj do të ndodhi diçka e tillë. Dhe për ta bërë këtë duhet ta kuptoni në thellësi. Dispozicioni i saj ndryshon shumë shpejt: nga dëshira në melankoli. Nuk duhet ti thoni gënjeshtra apo justifikime sepse bëhet shumë e rrezikshme dhe shpërthen dhunshëm. Xhelozia e saj nuk ka kufij. Është shumë dyshuese dhe nuk do të ngurojë të kontrollojë rrobat tuaja dhe gjithçka tjetër mendon. Dhe në qoftë se gjen prova apo shenja të tradhëtisë suaj ditën që vjen do të qarkulloni me kokën e fashuar. Në dashuri seksualiteti i saj do t’ju çmendë edhe kur nuk keni të njëjtin pathos. Po të krijoni distancë prej saj, do të mendojë vetëm për kënaqësinë e saj. Do t’ju ikë mendja kur të vijë te ju vetëm me zhartiera të zeza, pa të brendshme. Nuk do të presë reagimin tuaj, por do t’ju zhveshë ajo. Uria e saj për seks është e pangopur. Është shumë e vështirë të shkoni në martesë me të , dhe si fillim duhet të tentoni bashkëjetesën. Avash avash do t’ju magnetizojë dhe do të kuptoni se ju ka pushtuar. Nuk e pëlqen tek ju cilësinë e harxhimit të parave (nëse e keni). Ajo mund ti mbledhë lekët një nga një dhe ti harxhojë në çast. Nëse arrini në fund në martesë dhe krijoni familje, do ti dojë shumë fëmijët, po nuk është e dashur me ta. Do ti shtrëngojë me mënyrën e saj, por edhe do të përpiqet shumë që të arrijnë qëllimet e tyre. Nuk do ti mbështesë kur t’ja kenë nevojën për këshilla dhe do ti mësojë ta përballojnë jetën.
Posted on: Fri, 26 Jul 2013 10:24:53 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015