Gruaja dash: hyn vrrullshëm dhe del shpejt nga jeta juaj; është - TopicsExpress



          

Gruaja dash: hyn vrrullshëm dhe del shpejt nga jeta juaj; është si tajfun. Është një nga gratë më dinamike dhe të pavarura të horoskopit. Do t’ju sugjestionojë shumë shpejt me pjekurinë e saj, dhe shumë shpejt do të ndjeni se e dashuroni. Do të jetoni momentin.Truri i zhdërvjellët i tyre, tejpashmëria dhe vendosmëria e tyre i lejojnë të realizojnë planet dhe të ngjiten lart në sferën profesionale. Dashi di si ti arrijë qellimet e veta. Do t’ju mbeshtesë dhe ka shumë mundesi të luajë një rol të rëndësishëm në lumturinë tuaj.Gruaja dash nuk nguron të marrë iniciativën e lëvizjeve por edhe në seks; bëhet fjalë për një grua të pangopur për dashuri. Rutina nuk e prek kurrë krevatin e saj. Gruaja dash nuk do të ngurojë të shtypë STOP në ashensorin ku jeni dhe do të bëni dashuri momentale dhe me patos. Nuk nevojitet të shpejtoni; dëshiron të ndjejë çdo moment. Mund të jetë dhe e dhunshme. Kur të dilni ngta ashensori do të dalloni shume veshtrime kureshtare nga të tjerët sepse zhurma ishte e madhe. Martesa me të do të jetë sakrificë ; do t’ju duhet ti shtoni ujë verës, sa i përket panvarësisë suaj. Lereni egoizmin larg martesës tuaj në se nuk dëshironi divorc. Shumë herë do të ziheni; për shumë arsye. Një arsye është se ju do të shikoni një tjetër; megjithëse vetë flirton do të zemërohet aq shumë, sa do të shpërthejë mbi ju. Nuk jane shtëpiaket më të mira , por përpiqen. Mos fantazoni sigurisht se do të lerë punën e saj; është grua kariere. I pëlqen sigurisht një shtëpi e rehatshme. Nuk shquhet në qëndrueshmërinë dhe aftësinë për të administruar paratë. I do femijët dhe u kushton shumë kohë atyre. Do t’ju mësojë fëmijëve të vet se nuk kanë vetëm të drejta. Do ti mësojë të vetëkontrollohen dhe të mos bëhen kurrë të keqmësuar (mund edhe ta teprojë). Egoizmi është një rrezik që e lë të hapur mundesinë e divorcit.
Posted on: Fri, 26 Jul 2013 10:22:34 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015