Gruaja mbërrin papritmas në shtëpi dhe gjen burrin e saj me - TopicsExpress



          

Gruaja mbërrin papritmas në shtëpi dhe gjen burrin e saj me një vajzë të re, super -I paftyrë, si munde të ma bësh këtë mua, nënës së fëmijëve tu, gruas tënde besnike??? -Dua divorc në këtë moment. -Prit pak, të betohem, e kam një shpjegim. - Fol shpejt, dua të më hiqesh nga sytë një minut e më parë. - Ndodhi kështu: Po kthehesha nga puna i lodhur kur pashë këtë vajzën e shkretë që bënte autostop në rrugë. Mu duk e pambrojtur dhe vendosa ta ndihmoj. Vura re që ishte e drobitur, e veshur keq me rroba të palara. Më tha që kishte tre ditë pa ngrënë. U preka, kështu që e solla në shtëpi dhe i dhashë të hante makronat që të bëra mbrëmë e nuk i hëngre sepse të shëndoshin.... e shkreta i gëlltiti menjëherë. Pastaj i thashë të bënte dush e meqë rrobat i kishte të palara i hodha dhe i dhashë pantallonat tua të cilat ke vite që nuk i vesh se nuk i mbërthen dot, bluzën që të bëra dhuratë ne përvjetorin e martesës, që nuk e vesh sepse nuk kam shije, pulovrën që ta dhuroi nëna ime për Krishtlindje dhe ti nuk e vesh për inat të saj, si dhe çizmet e shtrenjta që i veshe vetëm një herë sepse shoqja jote bleu të njëjtat. Në fund kur po ikte, plot mirënjohje, me lotë në sy, u kthye dhe më pyeti: - A ka ndonjë gje tjetër që gruaja jote nuk e përdor????????????????????
Posted on: Sun, 03 Nov 2013 06:08:07 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015