HEROI Të tjerët s`e kanë, përpiqen ta krijojnë. E kam prej - TopicsExpress



          

HEROI Të tjerët s`e kanë, përpiqen ta krijojnë. E kam prej shekujsh majë kalit, dot nuk ma mohojnë çfarë ngrihet lart – shqiptarin me shpatë. Sot do krihem më bukur se dje, do shkel pa mëshirë mu atje mbi gardhin dhe barin e bashkisë derisa ta shkrep një aparat për t`i treguar të porsangriturit në këmbë ku fillon Atdheu që s`e kam. Dy shpata: njëra në gjelbërimin e bashkisë, tjetra në Kujtesën e Kombit përballë. Sa afër, sa larg janë! Te të dyja s`më lënë ta shkrep një aparat, një foto për nipin. O kalë i Skënderbeut, bëj një bajgë mbi barin e harlisur të bashkisë, po e kapërcej gardhin dhe policin, vij ta mbaj në dorë, t`i marr erë, të them: kalë i kullotur qindra vjet në Albulenë.
Posted on: Sat, 31 Aug 2013 06:00:21 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015