HISTORIA E FSHATIT •BALINDOLL• -Fshati Balindoll - TopicsExpress



          

HISTORIA E FSHATIT •BALINDOLL• -Fshati Balindoll shtrihet në rrëzë të Malit të Thatë në një largësi prej 2.5km në lindje të Gostivarit. Fshati është mjaft i vjetër, mirëpo në periudha të ndryshme ka përjetuar shkatërrime. Sot fshati Balindoll numëron afër 498 shtëpi. Fshati përmendet edhe në defterët osman më 1545,atëherë ky lokalitet numëronte 9 familje. Pozita e fshatit tonë e sidomos malet tona edhe atë mali thatë, i mundësojnë që fshati jonë të karakterizohet nga një bukuri e mrekullueshme,fushat tona jane pjellore,që mundësojnë të zhvillohet bujqësia dhe blegtoria. Fshati jonë ka nje traditë edhe në fushën e sportit,kulturës dhe turizmit. Në fushën e sportit në v.1992 qytetarët e fshatit Balindoll me klubin e futballit”ILIRIA 92 BALINDOLL”kanë marë pjesë nëpër aktivitete të ndrishme në lëmin e futbollit, duke aritur shumë suksese në ligën regjionale te Maqedonis,me triumfe te shumta. Në f.Balindoll janë organizuar,e organizohen edhe shumë turne për sport e sidomos për futboll. Siç e cekem më lart se f.Balindoll gjendet në rrëzë të malit të thatë,ku me shumë se 6 dekata është bërë si traditë organizimi ”TURIZMIT” Mbledhja e të rijve më 6 maji, ku të ritë mblidhen për të shëtitur në kodrinat tona,posaçërisht te vendi i quajtur "UJI I THARËT" DHE "DRURI I VETËM"
Posted on: Mon, 07 Oct 2013 16:47:51 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015