Hahahahah nuk duhet humbur kjo. Forumi i të Rinjve Muslimanë, - TopicsExpress



          

Hahahahah nuk duhet humbur kjo. Forumi i të Rinjve Muslimanë, në një deklaratë për shtyp, ka sulmuar ashpër Ministrinë e Transportit të Republikës së Kosovës, duke e akuzuar për gjendjen e rënduar të trafikut rrugor. Më poshtë teksti i plotë i deklaratës: Atdheu ynë, Kosova, prej vitesh ka fituar pavarësinë por ende asgjë nuk është bërë për të çliruar territorin nga trashëgimia pushtuesit, madje më keq, me injorancën e tyre ministrat e kanë shtuar atë. Tani më është e pamundur për popullin tonë musliman të vozisë lirshëm rrugëve të Kosovës, çdo pak kilometra ndeshet me një ndërprerje rrugësh në formë kryqi, quajtur ndryshe kryqëzim. Ministri duhet ta dijë, por trurin ja kanë shpëlare të hollat e masonëve, që një musliman i mirë nuk duhet të përdorë kryqin në asnjë mënyrë. Për këtë arsye i kujtojmë Ministrit se: 1) Ndërprerja e rrugëve në formë kryqi u soll në Kosovë nga pushtuesi sllavo-ortodoks për të prishur fenë tonë. 2) Kryqëzimet rrugore ofendojnë ndjenjat e muslimanëve të ndershëm. Profeti asnjëherë gjatë jetës së Tij nuk shkeli një kryqëzim prandaj dhe Ligji ynë, Sheriati, i ka shpallur haram. 3) Kryqëzimet rrugore shkelin traditën tonë të lashtë të ndërtimit të rrugëve. Në Perandorinë Osmane rrugët nuk kryqëzoheshin asnjëherë. 4) Duhet që menjëherë kryqëzimet të zëvendësohen nga rreth rrotullime madje gjysmë rreth rrotullime, ashtu si do ta parashikojë kushtetuta e re bazuar te Sheriati. I bëjmë thirrje ministrit të heqë dorë nga përpjekjet për laicizimo-masonizimin e popullit tonë dhe të udhëzohet siç i ka hije duke zbatuar masat e kërkuara nga morali Islam. Forumi i të Rinjve Muslimanë.
Posted on: Fri, 27 Sep 2013 13:21:55 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015