Hartuesit e kushtetutës dhe doktrinat kushtetuese e shohin rolin - TopicsExpress



          

Hartuesit e kushtetutës dhe doktrinat kushtetuese e shohin rolin dhe peshën e Aktit Normativ të KM si dritare zgjidhjeje ligjore në rastet e situatave të jashtëzakonshme apo periudhave kur parlamenti e ka të pamundur të mblidhet. Këtë trajtë dhe kuptim duhet të marrë ai edhe në praktikën shqiptare. Marrja e pushtetit të përkohshëm të legjislativit nga pushteti ekzekutiv nuk mund të jetë periodik, i shpeshtë dhe praktikë rutinore. Nëse kjo vijon të ndodhë dëmtohet dukshëm sistemi qeverisës, parimi i balancës/ndarjes së pushteteve dhe bie ndjeshëm pesha specifike e institucionit të parlamentit.
Posted on: Fri, 04 Oct 2013 18:23:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015