Historike, Kukësi bën mrekullinë në Bosnjë dhe kualifikohet - TopicsExpress



          

Historike, Kukësi bën mrekullinë në Bosnjë dhe kualifikohet në turin e tretë të Ligës së Europës. Skuadra veriore arriti dje në mbrëmje një barazim pa gola në Sarajevë. Kaq i mjaftoi për të qenë në turin tjetër, pasi ndeshja e parë në “Qemal Stafa” kishte përfunduar me fitoren 3-2 të Kukësit. Të besuarit e trajnerit Armando Cungu bënë një paraqitje heroike, në një stadium të tejmbushur. Portieri Argent Halili ishte heroi i ndeshjes, teksa në minutën e 68-të priti një penallti, e cila vendosi shumë për fatet e sfidës. Sikur të mos mjaftonte hyrja në Superiore dhe vendi i dytë në kampionat si debutues në elitën e futbollit shqiptar, Kukësi tashmë i habit të gjithë, pasi arrin të kap Flamurtarin e rekordeve në Kupat e Europës. Atë që nuk bënë për 25 vite klubet legjendë të futbollit shqiptar e bëri dje Kukësi, duke thyer kështu tersin dhe kaluar dy ture. Të mirëvendosur në fushë, me një mbrojtje të hekurt dhe një gjendje fizike për t’u admiruar, kuksianët treguan në Sarajevë se e meritonin plotësisht kalimin e këtij turi. Pasi likuiduan estonezët e Flora Talin, dje radhën e kishin boshnjakët, por ëndrra e qytetit të vogël verior vazhdon: në turin e tretë Kukësi do të përballet me klubin e njohur ukrainas, Metalurg Donjetsk.SARAJEVO – KUKESI 0-0SARAJEVO: Bandović, Tatomirović, Tadejević, Dupovac, Haurdić, Todorović, Šunjevarić (Osmanagić 74′), Džakmić, Cimirot, Suljić (Huseinbašić 75′), Melunovic (Karić 69′). Trajner: Husref MusemicKUKESI: Halili, Brahja, Hallaçi, Malakarne, Peqini, Malota, Progni (Progni 92′), Malindi (Popovic 70′), Allmuça, Karabeci, Hoxha (Manuka 84′). Trajner: Armando CunguGjyqtarë: M. Vilkov, A. Vorontsov, V. Danchenko (Rusi)Kartonë të verdhë: Peqini 29′, Malindi 44′, Karabeci 90+3′ MINUTAT3′- Korne per Sarajevon, por pa rezultat.9′- Progni fiton nje faull pas dyluftimit me Haurdic.13′- Suljić pranon nje goditje te lire per nje faull ndaj Prognit.15′- Todorović godet rrepte nga distanca, por pret ne pozicion Halilaj.19′- Todorović tenton serish, por pa shenjestren e duhur. Portieri i Kukesit shoqeron topin me qetesi, qe del jashte kuadratit te vet.19-25′- Mbrohet mire Kukesi, teksa boshnjaket jane dukshem kembengules e ne kerkim te golit, por te paqarte ne finalizim.29′- Peqini ndalon ne menyre te parregullt vershimin e Tadejević, ndaj ndeshkohet me karton te verdhe nga kryesori rus, por edhe goditjke denimi ne favor te Sarajevos. Ekzekuton Haurdić dhe grushton me veshtiresi Halilaj. Topi rivihet ne loje nga kendorja per vendesit.35′- Nuk rresht te sulmuari skuadra vendese, ndersa deri ne kete moment numri i goditjeve ne porte eshte 7-0 ne favor te boshnjakeve. Kukesi vetem mbrohet.41′- Haurdic tenton te marre krahun, por ne momentin kur do te krosonte i nderhyn Peqini, duke e kaluar topin ne kendore. Ekzekutojne se andejmi boshnjaket, topi gjen koken e Tadejević, qe ka tere mundesite te realizoje, por gabon. Shpeton per mrekulli Kukesi.44′- Malindi i nderhyn ne menyre te gabuar Dupovac, duke u ndeshkuar me kartonin e verdhe, i dyte per Kukesin deri ne keto momente.46′- Nis pjesa e dyte me nje faull te shkaktuar nga Peqini ndaj Todorović.50′- Cimirot godet ne pozicion ballor, i gjendur mbi vijen e 16-metrave, por nderhyrja e shpejte e Brahjes bllokon topin, qe devijohet ne anesore.56′- Rast ideal per Sarajevon. Topi i goditur nga nje sulmues boshnjak devijohet nga Peqini dhe perfundon ne shtylle e prej andej kthehet serish ne loje. Largon me shpejtesi rrezikun Brahja, nderkohe qe verilindoret tronditen seriozisht.60′- Allmuca dylufton ne nje duel shpejtesie me Dupovac, por ndeshkohet me goditje denimi.63′- Haurdić merr nje pasim diagonal, e stopon topin me gjoks dhe e godet fluturimthi, por ben me te veshtiren, gjuan jashte, i pozicionuar perballe portes se Halilajt. Shtohet presioni i boshnjakeve.68′-Penallti per Kukesin. Brahja ndalon ne menyre te gabuar Šunjevarić dhe kryesori akordon 11-metersh. Godet nga pika e bardhe Melunović, por pret mrekullisht Halilaj.69-73′- Sarajevo ben tri zevendesime njera pas tjetres, duke freskuar sulmin, ne kerkim te golit te avantazhit.76′- Karić fiton nje goditje denimi ne mesfushe pas dyluftimit te ashper me Maloten.82′- Popovic merr nje pasim te arteë nga Hoxha, por bllokohet ne goditje ne momentin final, i gjendur te pika e penalltise.84′- Cungu ben zevendesimin e dyte. Nxjerr Hoxhen dhe hedh ne fushe Manuken.88′- Dupovac godet me koke, por pret ne pozicion Halilaj.90′- Arbitri i katert akordon 5 minuta shtese, nderkohe qe Cungu ben zevendesimin e trete. Aktivizohet Alikaj ne vend Prognit.KOMENTIPjesa e parë Ndeshja nis me një surprizë në formacionin e Kukësit. Trajneri Cungu kishte lënë në stol serbin Popoviç dhe në majën e sulmit i kishte besuar Malindit. Që në minutat e para boshnjakët tregohen agresivë, por nga ana tjetër ekipi verior nuk e humb qetësinë, duke lënë pak hapësira. Me kalimin e minutave Sarajeva shton presionin, edhe pse disa goditje nga jashtë zone nuk përbëjnë ndonjë problem për portierin Halili. Dyshja e qendrës, Brahja- Malakarne është në një ditë të mirë, në një kohë që arrin të neutralizojë çdo lëvizje të sulmuesit Suljiç. Ky i fundit spikati në ndeshjen e parë, por dje, falë markimit që iu bë, ishte hije e vetvetes. Kukësi tregohet shumë i kujdesshëm dhe kërkon që t’i kapë në befasi boshnjakët. Progni dhe Hoxha mundohen të shtyjnë përpara skuadrën me daljet e shpejta, por kjo nuk mjafton. Veriorët kanë edhe fatin me vete në dy raste, kur Sarajevo i afrohet golit me Todoroviçin dhe Tadejeviçin. Gjithsesi, ky fraksion mbyllet pa gola, pavarësisht përpjekjeve të vendësve.Pjesa e Dytë Skuadrat rifuten në fushë me të njëjtat formacione. Boshnjakët, të nxitur edhe nga mbështetja e madhe e tifozëve, marrin zemër dhe arrijnë të mbyllin në portën e tyre ekipin kuksian. Në një aksion nga krahët, pas krosimit në zonë, mbrojtësi Peqini për pak sa dënon skuadrën me një autogol. Topi prek shtyllën dhe rreziku më pas largohet, por te Kukësi shtohet ankthi. Veriorët mundohen ta mbajnë sa më shumë topin, por e kanë të pamundur. Megjithatë, mbrojtja funksionon më së miri, teksa sulmuesit boshnjakë mbahen larg portës. Momenti më pikant i ndeshjes shënohet në minutën e 67-të, kur gjyqtari rus akordon 11-metërsh në favor të Sarajevos. Një kontakt i lehtë i Malakarnes me mesfushorin Sunjevariç mjafton për të dhënë penalltinë, e cila ishte disi e dyshimtë. Mirëpo, shifrat nuk ndryshojnë, pasi portieri Halili bën një grushtim spektakolar, duke e shpëtuar Kukësin nga një gol i sigurt. Me presionin e golit, boshnjakët humbin toruan, madje lojtari që nuk arriti të kthente në gol penalltinë, Melunoviç, u zëvendësua menjëherë pas goditjes nga pika e bardhë. Trajneri i Sarajevos bën dy ndryshime të shpejta, duke freskuar sulmin. Edhe Cungu i kundërpërgjigjet me aktivizimin e Popoviçit dhe Manukës. Minutat kalojnë dhe Kukësi është më i sigurt në fushë, por ankthi dhe tensioni shtohet kur gjyqtari akordon 5 minuta shtesë. Duke mos pasur çfarë të humbin, boshnjakët hidhen të gjithë në sulm, por më kot, pasi veriorët bëhen një mur i pakalueshëm. Gjyqtari rus e tepron në fund, madje bën që te pankina e Kukësit të ketë nervozizëm, nisur nga fakti që kishin kaluar 5 minuta shtesë dhe ndeshja nuk ishte mbyllur. Në minutën e 96- të vërshëllima e arbitrit çon në delir kuksianët. Disa prej lojtarëve nuk u besojnë syve, ndërsa të tjerë janë në ekstazë. Kukësi shkruan historinë e futbollit shqiptar edhe në Europë…Porta e Kukësit, rrjeta ishte e… çarëE çuditshme, por e vërtetë. Në fillimin e pjesës së dytë, porta që mbrohej nga Kukësi e ka pasur rrjetën të çarë në krahun e majtë afër shtyllës pingule. Madje, si për ironi, pikërisht në pjesën e çarë zgjodhi ta dërgonte topin gjatë penalltisë mesfushori i Sarajevos, Melunoviç, por Halili bëri mrekullinë. Mirëpo përpara se të ndodhte kjo, pa nisur ende pjesa e dytë, rrjeta e çarë u pikas nga anësori Vorontstov. Në kontrollin rutinë që bëhet pas pushimit të dy pjesëve u kap ky problem, por që u rregullua në harkun e dy minutave nga punëtorët e stadiumit. Me sa duket, porta që mbrojti Kukësi në pjesën e dytë rezultoi fatsjellëse, pasi portieri Halili arriti të priste një penallti. Trajneri Musemiç nuk e shikon penalltinë Me kokën të kthyer nga tifozët, trajneri i Sarajevos, Husref Musemiç, nuk ka dashur ta shikojë momentin e penalltisë. Me sa duket, boshnjaku është supersticioz, por këtë herë nuk u ka besuar syve, aq sa kur ka parë reagimin dëshpërues të tifozëve, ka marrë një shishe plastike dhe e ka përplasur fort në tokë nga inati. Çuditërisht, lojtari që humbi penalltinë, Melunoviç, menjëherë pas goditjes nga pika e bardhë u zëvendësua. Sipas mediave boshnjake, mesfushori nuk mbajti dot presionin dhe e kërkoi vetë ndërrimin. Kjo situatë vendosi edhe fatet e takimit, pasi në rast se 11-metërshi kthehej në gol gjërat mund të ishin ndryshe, edhe pse mbetej për t’u luajtur më shumë se 20 minuta deri në fund. Arbitri e tepron me shtesën, çmendet Cungu Ndeshja Sarajevo-Kukësi është mbyllur pas minutës së 96-të. Gjyqtari kryesor rus, Mikhail Vilkov, e ka mbajtur lojën më shumë se një minutë nga koha shtesë. Kur kronometri shënonte minutën e 95- të, trajneri Armando Cungu me të drejtë ka shkuar te gjyqtari i katërt për t’i kërkuar llogari. Kanë qenë sekonda ankthi në pankinën e skuadrës veriore. Gjithsesi, rusi më në fund u bind se pas një minute më shumë duhej ta mbyllte takimin. Pas vërshëllimës së tij, pankina veriore ishte në ekstazë. Kamerat kanë fokusuar në atë moment trajnerin Cungu, i cili lëvizte si i çmendur nga gëzimi. Kur lojtarët përqafoheshin, kapiteni Hallaçi gjeti momenti për të ngushëlluar homologun e tij Xhakmiç. Kukësi bllokohet në stadium, tifozët incidente në qytetMasa të jashtëzakonshme sigurie ishin marrë dje nga policia vendëse. “Edhe kur luajti Kombëtarja shqiptare nuk u bë kështu”, – thoshin dje pas ndeshjes tifozët boshnjakë. Ndërkohë, nisur nga protesta dhe indinjata e tifozëve të Sarajevës, për të shmangur ndonjë incident, skuadra e Kukësit priti një orë në stadium. Ajo qëndroi e izoluar në dhomat e zhveshjes, teksa me qindra forca rendi ishin pranë stafit dhe lojtarëve. Më pas, të shoqëruar nga policia, autobusi i kuksianëve kaloi në një rrugë dytësore për të shkuar te hoteli ku ishte grumbulluar. Nga stadiumi deri tek hoteli udhëtimi zgjati 25 minuta. Në qytetin e Sarajevës ka pasur incidente pas ndeshjes, teksa tifozë të irrituar kanë thyer xhamat e një tramvai. Nga ana tjetër, në hotel “Termi” vazhdoi festa e Kukësit deri në të gdhirë. 100 mijë euro për kualifikiminKukësi vendosi 100 mijë euro premio për “kokën” e Sarajevos. Në kampin verilindor e kërkonin me çdo kusht kalimin e këtij raundi dhe për t’i motivuar lojtarët kishin menduar drejtuesit e klubit. Një shumë jo e vogël e vendosur prej Safet Gjicit, gjë që ua kishte komunikuar futbollistëve para ndeshjes së parë në Tiranë. Ai e karikoi më shumë ekipin e tij, i cili ishte në prag të një evenimenti të rëndësishëm, pikërisht për kalimin e raundit të dytë, gjë që ka ndodhur për të fundit herë në vitin 1987 nga Flamurtari i Vlorës. “Nuk ndalemi, do tentojmë edhe turin tjetër”Menjëherë sapo gjyqtari kryesor i ndeshjes së djeshme vërshëlleu për fundin e lojës, trajneri i Kukësit, Armando Cungu, ka nisur të festojë si i çmendur. Një debutim ëndrrash për teknikun shkodran, i cili arrin që me skuadrën e tij të kalojë dy ture në Ligën e Europës. Pas ndeshjes së djeshme, trajneri i skuadrës kuksiane është shprehur: “Mirënjohja më e madhe u shkon lojtarëve dhe gjithë stafit që arritëm të bindim edhe skeptikët më të mëdhenj që ky ekip ka vlera dhe kapacitet, ka profesionistë në tribunë, në stol dhe në fushë. Kemi mbështetës të fuqishëm. Që nga sot (dje) ne mendojmë për turin e tretë. Nuk jam modest, por do tentojmë të kualifikohemi. Është një ëndërr e bukur që duhet të vazhdojë. Do të nisim menjëherë përgatitjet për ndeshjen e radhës. Ishte një fitore vërtet e madhe që na lumturon shumë. Kjo skuadër ka potenciale dhe mund të ecë shumë. Lojtarët dhanë gjithçka në fushë për të arritur kualifikimin”. Starova: Ishte strategji, ja si e bllokuam SarajevonDrejtori teknik i Kukësit, Sulejman Starova, nuk i fsheh emocionet për kualifikimin e arritur në Bosnjë, ndërkohë që pranon se gjithçka shkoi siç e kishin planifikuar. “Jemi shumë të lumtur, pasi kemi realizuar diçka historike. Në radhë të parë siguruam kualifikimin për në raundin e tretë të Ligës së Europës dhe së dyti, e bëmë duke fituar duartrokitjet e tifozerisë kundërshtare. Aq më tepër asaj të Sarajevos. Nuk besoj se ka ndodhur ndonjëherë më parë një gjë e tillë”, – u shpreh Starova. Sa i përket takimit, ai tha: “Ishte çdo gjë e planifikuar. Kishim fituar ndeshjen e parë dhe normalisht që duhet të mbroheshim me të gjitha forcat. Kemi bërë një markim në bllok, duke mos i lejuar kundërshtarit që të gjente hapësira. Në pjesën e parë ushtruam presing edhe në sulm, duke e detyruar Sarajevon që të mos qëndronte shumë pranë portës sonë. Duhet të ruanim të paprekur portën në pjesën e parë dhe ia dolëm mbanë”, – shtoi ai. “Pjesa e dytë ishte më e rënduar emocionalisht, por ne e dinim që çdo minutë që kalonte, ishte në dëm të kundërshtarit, i cili e vuante presionin. Lojtarët u treguan shumë të saktë taktikisht dhe kjo bëri të mundur që të mos e pësonim. Edhe pse rivali u mundua me të gjitha forcat që të shënonte, nuk mendoj se pati ndonjë rast të mirë për ta gjetur rrugën e rrjetës, përjashto penalltinë, që ishte e diskutueshme. Ne bëmë diferencën si duke mos lejuar hapësira në mbrojtje, ashtu edhe kur ata tentuan të luanin me topa të lartë. E merituam!”, – analizoi Starova. Gjici nuk përmbahet: Ky është Kukësi i ëndrravePresidenti i Kukësit, Safet Gjici, është një ndër ata që ka besuar shumë te skuadra që ka ndërtuar. Megjithëse ishin vetëm debutues, kuksianët arritën që të kalojnë dy ture në Ligën e Europës dhe presidenti Gjici është më shumë se i lumtur. “Falënderoj të gjithë lojtarët që treguan një seriozitet të madh duke mposhtur presionin e madh psikologjik. Jam shumë i lumtur që tashmë jemi në turin e tretë. Kam marrë mijëra mesazhe saqë nuk mundem t’i lexoj. Di që qyteti ka shpërthyer në festë, ky është Kukësi që premtova. Është Kukësi i ëndrrave të mia, me të cilin do të bëjmë edhe të tjera surpriza. Nuk ndalem me kaq. Sot (dje) është festë për gjithë Shqipërinë, jo vetëm për ne këtu në Sarajevë. Shpresoj të kemi kënaqur tërë Shqipërinë. Tani të mendojmë për turin e radhës dhe do të luftojmë fort edhe në këto dy ndeshje. Kjo skuadër ka potencialin e nevojshëm për të shkuar larg”, – deklaroi Gjici për “Panorama Sport” pas sfidës së djeshmeHeroi Halili: Isha i bindur te penalltiaArgent Halili ishte heroi i Kukësit në ndeshjen e djeshme. Portieri vlonjat ndihet krenar që nëpërmjet skuadrës veriore ka arritur të bëhet protagonist, duke kapur rekordin e vendosur nga Flamurtari, ekipi i tij i zemrës në vitin 1988. Në bisedën për “Panorama Sport”, menjëherë pas përfundimit të takimit, Halili rrëfeu emocionet dhe momentin kur priti penalltinë. Ai tregon se ishte i bindur që do ta devijonte atë top të goditur nga lojtari boshnjak. “Nuk kam fjalë ta përshkruaj këtë moment, ndihem shumë i lumtur. Jam krenar që si pjesë e Kukësit arritëm të kapnim edhe rekordin e Flamurtarit. Ky është një gëzim edhe më i madh për mua, pavarësisht se nuk e kam arritur atë periudhë kur ekipi im i zemrës bënte namin në Europë. T’ju them të drejtën, unë isha i bindur që do ta devijoja topin. Që kur pashë momentin e nisjes së lojtarit, krijova siguri”, – thotë fillimisht portieri.Dedikimi – “Ia dedikoj këtë kualifikim gjithë shqiptarëve kudo që janë. Ndjehem me fat dhe i lumtur që arrita t’u jap këtë gëzim. Nuk ka asnjë dyshim që Kukësi është dhe do të mbetet në zemrën time. Po kaloj një moment të artë, si unë dhe shokët e skuadrës”.Batuta – Portieri vlonjat nuk ngurroi të thoshte edhe një batutë, duke futur bashkë traditën e zonës së tij dhe atë të qytetit verior. “E kam për nder si lab që jam, që arrita t’i jap Kukësit kualifikimin. ‘Jam lab, or ti!’”, – tha duke qeshur vlonjati. Në fund, Halili foli me optimizëm edhe për vazhdimësinë e Kukësit në Ligën e Europës. “Kemi kaluar dy ture, pse të mos e tentojmë sërish. E dimë që do të jetë shumë më e vështirë ndaj ukrainasve të Metalurgut, por futbolli i tillë është dhe unë besoj se do të bëjmë të tjera surpriza”, – ka përfunduar heroi i ekipit verior. Ambasadori shqiptar në Bosnjë: E jashtëzakonshme! Ambasadori i Shqipërisë në Bosnjë, Flamur Gashi, thur elozhe për Kukësin dhe kualifikimin e arritur. “Që kur kam marrë detyrën si ambasador i Shqipërisë në Bosnjë, ky është momenti më i gëzuar për mua. Falënderoj Kukësin që ngriti lart flamurin e vendit tonë. Falënderoj gjithashtu policinë e Sarajevos që mori masat në perfeksion, duke evituar incidente të mundshme. Të gjithë shqiptarët kudo që janë, sidomos ata në Bosnjë, sot janë ndier më krenarë se kurrë. Ishte një arritje e madhe”, – deklaroi ambasadori Flamur Gashi. Musemiç: Fatkeqësi, por bravo Kukësit!Trajneri i boshnjakëve, Husref Musemiç, në fund të takimit për mediat vendëse e ka cilësuar këtë takim dhe eliminimin si një dështim të madh dhe nuk nguron që të shpreh keqardhjen e tij. “Kjo ishte humbja më e shëmtuar e historisë së klubit tonë. Unë jam i zhgënjyer, vërtet nuk di se çfarë të them. Kjo është një fatkeqësi e madhe. Sarajevo është një klub i madh, me një traditë të pasur, ekipi ynë është më i mirë se kundërshtari, por ja që sot (dje) nuk ia dolëm. Gjithsesi, jeta vazhdon, tani le të përqendrohemi në kampionat”, – tha Musemiç. Tekniku nuk i kursen edhe elozhet për kuksianët, duke vlerësuar lojën e tyre dhe atë gjithçka bënë mbrëmë në Sarajevë. “Ata luajtën shumë herë më mirë se në Shqipëri. E dinin se çfarë kërkonin dhe erdhën me ide të qarta drejt Bosnjës. Donin që të ruanin rezultatin dhe, për të siguruar këtë, na mbuluan mjaft mirë”, – tha mbi skuadrën e Kukësit trajneri. Në fund, ai u kërkoj falje tifozëve, të cilët kishin tejmbushur stadiumin mbrëmë. “Na vjen keq për ta, ishin të shumtë në stadium. E dimë që i kemi zhgënjyer”, – përfundoi Musemiç. Sarajevo u cilësua si favorite e ndjeshme për t’u kualifikuar në raundin tjetër para ndeshjeve me Kukësin, por e pati të pamundur që të fitojë një prej përballjeve.Nga Bosnja, JONUZ HALLACI UNDERSHTARI I RADHESMetalurg, presidenti ka 1.2 miliard $ pasuriKukësi do të përballet në turin e tretë të Ligës së Europës me një klub milioner. Bëhet fjalë për Metalurg Donetsk të Ukrainës. Pronari i klubit është Sergei Taruta, një ndër 500 njerëzit më të pasur në botë, i cili investon prej shumë vitesh për skuadrën. Pasuria Presidenti i skuadrës ukrainase zotëron 1.2 miliardë dollarë dhe është pronar i shumë firmave minerale në Ukrainë. Ai renditet mes 500 njerëzve më të pasur në botë dhe investon prej disa sezonesh për ekipin, duke ndërtuar një klub modern. Taruta ka paguar vetëm 1 milion dollarë këngëtaren e famshme Xhenifer Lopez për ta pasur në dasmën e vajzës. Synimet e skuadrës janë gjithmonë të mëdha. Në fund të kampionatit të kaluar, skuadra u renditet në vendin e 5-të. Megjithatë, synimet më të mëdha të saj janë që të ecë sa më shumë në Europë.Historia Pas shpalljes së Ukrainës si shtet i pavarur, në këtë vend nisën të krijohen shumë klube. Një prej tyre ishte edhe Metalurg Donetsk. Fillimisht, më 1993-shin u krijua me emrin Antratsy Kirove, duke marrë pjesë në ligat e ulëta. Më pas, klubi u riorganizua dhe mori emrin Metalurg Donetsk. Më 1998, ekipi arriti të ngjitet në Ligën e parë ukrainase. Me kalimin e viteve e ka rritur së tepërmi nivelin, duke qenë se ka edhe mbështetjen e madhe financiare të presidentit Taruta.Titujt Skuadra nuk ka arritur ende të fitojë një titull kampion. Gjatë historisë së saj ka fituar vetëm 2 Kupa të Ukrainës, 2009-2010 dhe 2011-2012. Gjithashtu, ka fituar edhe një Superkupë të Ukrainës më 2011-2012. Vitet e fundit drejtuesit e klubit i kushtojnë më shumë rëndësi pjesëmarrjeve në Europë. Megjithatë, nuk kanë arritur ta kalojnë asnjëherë turin e tretë. Tashmë do synojnë që ta bëjnë këtë kur përballë do të kenë Kukësin, që ka arritur të bëjë historinë, pasi kaloi dy ture në debutimin e tij në Europë.Një milion dollarë Xhenifer Lopezit për një dasmëPresidenti i Metalurg Donetsk, Sergei Taruta, i cili është një ndër 500 njerëzit më të pasur në botë dhe zotëron një pasuri 1.2 miliardë dollarë, ka marrë si këngëtare në dasmën e vajzës së tij disa vjet më parë Xhenifer Lopezin. Pronari i shumë firmave minerale në Ukrainë e ka paguar 1 milion dollarë këngëtaren me famë botërore vetëm për një natë, për të qenë pjesë e dasmës së vajzës. Gjithashtu, presidenti ukrainas konsiderohet si një prej njerëzve me më shumë influencë në vendin e tij. Prej disa vitesh pronar i klubit Metalurg Donetsk synon që ta ngrejë sa më lart këtë skuadër. Sezonet e fundit, shumat e shpenzuara për të blerë futbollistë kanë qenë shumë të larta. Megjithatë, ekipi ende nuk ka arritur të marrë pjesë asnjëherë në fazën e grupeve të ndonjë kompeticioni europian.
Posted on: Sat, 27 Jul 2013 08:01:20 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015