Hoffman: Gjermania, do vijojë të jetë një mbështetëse e - TopicsExpress



          

Hoffman: Gjermania, do vijojë të jetë një mbështetëse e pakursyer e Shqipërisë Ambasadori gjerman, ia jep këtë garanci, ministrit të ri të Jashtëm të vendit Tiranë, 20 shtator, “impakt.al” – Gjermania do të vijojë të jetë një mbështetëse e pakursyer e Shqipërisë në rrugën e integrimit të saj drejt Bashkimin Evropian. Një garanci të tillë, ministri i ri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, e mori sot gjatë një takimi kortezie me ambasadorin e Gjermanisë në Shqipëri, Hellmut Hoffman. Teksa siç bëhet me dije ndër të tjera, ambasadori gjerman informoi ministrin Bushati në veçanti edhe mbi situatën parazgjedhore në Gjermani. Ndërsa nga ana e tij, ministri Bushati i shprehu përfaqësuesit zyrtar gjerman, falënderimin mbi kontributin e Gjermanisë në Shqipëri në dy dekada si vendi i parë donator i Bashkimit Evropian. “impakt” impakt.al/aktualitet/hoffman-gjermania-do-vijoje-te-jete-nje-mbeshtetese-e-pakursyer-e-shqiperise
Posted on: Fri, 20 Sep 2013 20:00:11 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015