Iker Casillas pritet që të qëndrojë te Real Madridi së paku - TopicsExpress



          

Iker Casillas pritet që të qëndrojë te Real Madridi së paku deri verën e ardhshme, përkundër momenteve jo të mira që ai po i kalon te klubi mbretëror. Spanjolli luajti shumë pak për Realin në vitin 2013 dhe ai pësoi një goditje të rëndë të martën kur u dëmtua pas vetëm 13 minutash lojë ndaj Galatasarayt. Ai nuk është preferenca kryesore e Carlo Ancelottit dhe nga shumë është thënë se ai mund edhe të kalojë te Barcelona, një teori që e ka hedhur poshtë Casillas. Tani Goal raporton se përkundër faktit se ka hedhur dyshime për të ardhmen, Casillas do të qëndrojë në Madrid dhe nuk do të shitet në janar. Pak kohë më parë Casillas ishte pyetur nëse fëmiu i tij i parë me gazetaren Sara Carbonero do të lindë në janar në Madrid apo diku tjetër dhe përgjigja e San Iker ishte e dyshimtë duke thënë se ai nuk e di se ku do të lindë fëmiu i tij i parë.
Posted on: Sat, 21 Sep 2013 07:41:48 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015