Inter barazon me Juventusin Ka përfunduar me barazim - TopicsExpress



          

Inter barazon me Juventusin Ka përfunduar me barazim 1-1 derbi i javës në Serie A ndërmjet Interit dhe Juventusi i zhvilluar në Giuseppe Meazza. Në pjesën e parë, mysafirët administruan më mirë lojën ndërsa përfundoi pa gola. Në pjesën e dytë, Inter u tregua i rrezikshëm duke rrezikuar disa herë portën e juventinëve. Pak minuta pasi hyri në lojë, Mauro Icardi kaloi në epërsi Interin (73’) pas asistimit të Ricardo Alvarez. Por, juventinët reaguan shumë shpejt duke bërë tifozerinë vendase të heshtet. Arturo Vidal barazoi rezultatin në minutën e 75-të. Në minutat në vazhdim, skuadrat sa dëshironin ta fitonin ndeshjen, po aq edhe dëshironin të mos e humbnin atë, prandaj tregoheshin të kujdesshme. Handanovic u tregua vendimtar kur po afrohej fundi..
Posted on: Sat, 14 Sep 2013 18:14:59 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015