Ja vlen ta Lexoni : -Një fëmijë pyet nënën e tij: - Pse po - TopicsExpress



          

Ja vlen ta Lexoni : -Një fëmijë pyet nënën e tij: - Pse po qan? - Sepse jam grua, përgjigjet ajo. - Nuk të kuptoj, i thotë fëmija. E ëma e përqafon fort dhe i thotë: - Nuk do ta kuptosh kurrë! Më vonë fëmija pyet të atin: - Pse qan mami? - Të gjithë gratë qajnë pa asnjë arsye, këto fjalë i tha babai. Më pas femija u rrit e pyeti zotin: - Zot, pse gratë qajnë kaq lehtë? E ai i pergjigjet: - Kur e krijova, gruaja duhet të ishte e veçantë. I dhashë supe mjaftueshëm të forta për të mbajtur në të barrën e botës, dhe mjaftueshëm të buta për ti bërë të rehatshme. I dhashë forcë për të dhuruar jetë, për të pranuar refuzimin që shpesh i vjen nga fëmijët e saj. I dhashë forcë për të vazhduar kur gjithë të tjerët e braktisin. Forcën për tu kujdesur për familjen e saj duke mos menduar për semundjen dhe lodhjen. I dhashë forcë për të duruar miqtë në dobësitë e tyre, dhe për ti qëndruar atyre pranë. I dhashë lotë që ti derdhë sa herë të ketë nevojë. Shiko biri im, bukuria e një gruaje nuk është gjithmonë tek rrobat që ajo vesh, në fytyrën ose flokët e saj. Bukuria e një gruaje është në sytë e saj. Ato jan porta për të hyrë në zemrën e saj, është porta ku banon dashuria. Dhe shpesh me lotët ja shikon zemren.....!! Një Thënie Për Ty
Posted on: Tue, 06 Aug 2013 17:31:08 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015