Jasht Realit ka të bëjë me Futbollin e kosoves.: Federata e - TopicsExpress



          

Jasht Realit ka të bëjë me Futbollin e kosoves.: Federata e Futbollit të Serbisë (FSS) raportohet se nuk ka asgjë kundër që Kosova të zhvillojë ndeshje miqësore ndërkombëtare, por këtë ekipi jonë përfaqësues duhet ta bëjë me një kusht – të luajë pa simbole shtetërore. Ky është vendimi që e ka marrë presidenti i FSS, Tomislav Karadzic, i cili do ta prezantojë vendimin e federatës që ai drejton në Kongresin e FIFA-s që mbahet javën e ardhshme në Brazil.. Sipas Politika, vendimi i FSS vjen si rezultat i konsultimeve me qeverinë e Serbisë, që si duket i ka bërë presion federatës që të lejojë Kosovën të luajë miqësore pas arritjes së marrëveshjeve në Bruksel. Muaj më parë në Zurich të Zvicrës u takuan kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, dhe ai i FSS, Tomislav Karadzic, ku në prani të kreut të FIFA-s, Sepp Blatter, është diskutuar rreth asaj se Kosova duhet të marrë pjesë në ndeshjet kualifikuese e të zhvillojë ndeshjet miqësore me simbolet shtetërore, një kërkesë që u hodh poshtë pasi që sipas statuteve të FIFA-së Kosova duhet të jetë anëtare e OKB-së. Deri tani Kosova ka pasur të drejtë të luajë ndeshje miqësore ndërkombëtare vetëm për përfaqësuesen e juniorëve, teksa tani e tutje edhe kombëtarja seniore do të ketë mundësinë që të luajë ndeshjet miqësore ndërkombëtare. Kështu, hapen të gjitha dyert që në shkurt të zhvillohet miqësorja e parë, ajo e paralajmëruar me Kroacinë, ndërsa kjo do të nxisë investime edhe në infrastrukturën shumë të dobët të stadiumeve tona, e po ashtu edhe do të nxisë përmirësimin e kualitetit të futbollit kosovar, e punën që duhet të bëhet drejt antarësimit të plotë në UEFA dhe FIFA
Posted on: Fri, 29 Nov 2013 00:38:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015