Jordi Alba: Barça, e dënuar ta kalojë grupin Shorti i fazës - TopicsExpress



          

Jordi Alba: Barça, e dënuar ta kalojë grupin Shorti i fazës së grupeve të Champions Ligë i rezervoi Barcelonës kundërshtarë shumë të fortë dhe që kanë traditë dhe eksperiencë të jazhtëzakonshme në këtë kompeticion. Për mbrojtësin katalanas, Zhordi Alaba, kampionët në fuqi të Spanjës janë të dënuar për ta kaluar grupin, ku gjithashtu bëjnë pjesë Milani, Sëlltik Gllazgou dhe Ajaksi i Amsterdamit. “Është një grup i vështirë, sepse Milani, Celtik dhe Ajaks mbeten gjithmonë rivalë të fortë, që luajnë futboll të bukur dhe agresiv. Janë klundërshtarë shumë të vështirë, edhe pse nganjëherë fakti që I njej mund të jetë avantazh. Nuk duhet të bëjmë gabimet e sezonit të kaluar, sikurse ndodhi përballë Sëlltikut dhe Milanit. Gjithsesi, Barcelona është e detyruar të kalojë grupin.” Duke shpjeguar ndryshimin e lojës me ardhjen e trajnerit Gerardo Martino, rritja e presionit ndaj kundërshtarëve, sipas 24-vjecarit, e rrezikon më pak Barcelonën në fazën mbrojtëse. Barcelona po ushtron më shumë presion, cka na ka munguar disi dy vitet e fundit. Messi është i pari sulmon kundërshtarët dhe kjo na ndihmon edhe ne në fazën mbrojtëse, sepse topi mbetet larg portës sonë. Nëse nuk arrijmë të pësojmë gol, atëherë mund t’I fitojmë të gjitha ndeshjet, sepse në fazën sulmuese kemi lojtarë të shkëlqyer. Alba I bëri bisht pyetjes rreth blerjes së Gareth Bale, duke iu referuar në përgjigjen e tij vetëm organikës së Barcelonës. “Barcelona bleu Neymar si dhe afroi në ekipin e parë Oier dhe Sergi Roberton. Besoj se organika jonë është e kompletuar. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe rivalët tanë. Unë jam shumë i kënaqur me futbollistët që ka Barcelona. Në fund të prononcimit të tij, Alba lartësoi figurën e Xavi Hernandez, që me triumfin në Superkupën e Spanjës ndaj Atletikos së Madridit, u bë futbollisti spanjoll me më shumë tituj të fituar, plot 25, duke thyer rekordin e legjendës madrilène, Paco Gento.
Posted on: Fri, 30 Aug 2013 22:21:22 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015