Ju pershendes te gjitheve me me fantastikun me me qesharakun me me - TopicsExpress



          

Ju pershendes te gjitheve me me fantastikun me me qesharakun me me spektakolarin. Me ortekun e gallates : "Menjëherë sapo mbaroi procesi i votimit, në orën 19.00, kryetari i Aleancës KuqeZi, zoti Kreshnik Spahiu doli në një deklaratë për shtyp ku konfirmoi fitoren spektakolare të Aleancës KuqeZi në Tiranë. Spahiu deklaroi se Aleanca KuqeZi ka marrë një ortek votash në kryeqytet, po ashtu edhe në disa nga qarqet kryesore të vendit. “Edhe këtë herë në Shqipëri nuk u zhvilluan zgjedhje të lira dhe të ndershme por muskujt e PS dhe PD treguan forcën e tyre për të grabitur votën e shqiptarëve. Megjithatë Aleanca KuqeZi me votën e saj të fshehtë ka mundur të administrojë votën e kuqezinjve dhe ne ju themi se do të shënojmë një fitore madhështore në këto zgjedhje. Aleanca KuqeZi ju bën apel qytetarëve që janë në panik nga mafiozët Berisha dhe Rama që të jenë të qetë pas 24 orësh pasi vota kuqezi do të triumfojë dhe ne do ta mbrojmë atë me çdo kusht. Nëse do të prekni një votë të vetme do të jeni në gjak me aktivistët e Aleancës KuqeZi”, – deklaroi kreu i AK, Spahiu. Po ashtu Kreshnik Spahiu konfirmoi fitoren e disa mandateve në Tiranë, dhe përveç Tiranës, Aleanca KuqeZi sipas Spahiut ka fituar Kavajën, Fierin, Elbasanin, Durrësin dhe Vlorën, pikërisht qarqet ku AK ka pretenduar që në fillim. Lideri i AK ka denoncuar dhe sondazhin e IPR Marketing dhe televizionit Ora News të cilin e ka cilësuar si të paguar nga kreu i PS, Edi Rama. “Pas pak minutash do të shikoni një sondazh të manipuluar nga Edi Rama ashtu siç ka bërë prej dy muajsh. Ne ju themi ju lutemi rezistoni, ata le të fitojnë me sondazhe ne do të fitojmë me vota reale. Faleminderit atyre që rezistuan nga presioni i tendencës për të votuar me lopë dhe dele, ata u përballën me regjimin e klasës më të tmerrshme, por unë ju siguroj që vota juaj do të jetë vendimtare për qeverisjen e ardhshme”, – tha Spahiu."
Posted on: Sun, 23 Jun 2013 19:53:02 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015