Juve, Buffon: “Topi i Artë”? Kam votuar Pirlon Topi i Artë, - TopicsExpress



          

Juve, Buffon: “Topi i Artë”? Kam votuar Pirlon Topi i Artë, cmimi më i rëndësishëm në planet për cdo futbollist në aspektin individual ka ndryshuar shumë ndër vite dhe tashmë është shndërruar në një Festival Europian të Muzikës. Njësoj si në Eurovision Song Contest edhe në Fifa Ballon D’Or që të gjithë ata që kanë të drejtë vote mund t’ia japin atë pa kurrfarë druajtje cilitdo dhe kriteret janë krejtësisht të paqarta. Kështu portieri i famshëm italian Gianluigi Buffon, një ndër portierët më të mirë të botës zbuloi pa asnjë problem votat e tij. Me statusin e kapitenit të përfaqësueses “Azzurre”, veterani italian bëri të ditur se ai vetë mendon se është mesfushori i Juventusit Andrea Pirlo lojtari më i mirë në rruzull, për vitin 2013. Pra 35-vjecari toskan në votimin e tij i ka dhënë maksimumin e pikëve, plot 5 kolegut dhe mikut të tij te bardhezinjtë si dhe në përfaqësuese duke injoruar krejt emrat e tjerë që sipas këndvështrimit të përgjithshëm e meritojnë shumë më tepër një trofe të tillë. Në Festivalin Evropian të paktën ekziston një kriter i qartë dhe Shqipëria përshembull nuk mund t’ia japë dot votën këngës së saj, por në futboll ky cmim ka ndryshuar së tepërmi dhe tashmë ka polemika të shumta në lidhje me këtë, sepse një vit merren për bazë trofetë, vitin tjetër llogariten aftësitë individuale të njërit apo tjetrit futbollist dhe më pas merren në konsideratë golat, duke anashkaluar faktin që për një konkurrim të tillë jepet një cmim krejtësisht i vecantë, ai i Këpucës së Artë. Pas Pirlos, Buffon vlerëson portugezin Cristiano Ronaldo si futbollistin e dytë më të mirë të këtij viti, duke e vlerësuar me 3 pikë, ndërsa i treti për të në këtë listë renditet Messi, që rrjedhimisht shpërblehet nga portieri i përfaqësueses italiane me vetëm 1 pikë. Kështu trajnerët apo kapitenët e përfaqësueseve të ndryshme të botës, por sigurisht edhe gazetarët mund t’ia japin votën qoftë edhe një miku të tyre thjesht sepse kanë simpati personale, sidoqoftë gjithcka mbetet për t’u parë cdo të ndodhë në të ardhmen me një trofe të tillë, sepse pa kritere të qarta ndodh që, që nga viti 2010 vit kur është unifikuar cmimi i France Football me atë Ballon D’or, pra Topin e Artë, Lionel Messi të bëhet me katër tituj të tillë radhazi, dicka e jashtëzakonshme dhe e papërsëritshme në historinë e futbollit, por pyetja që lind natyrshëm është: po sikur ylli argjentinas të marrë sërish më tepër vota se rivalët e tjerë, cfarë ndodh? A ka qenë realisht Messi futbollisti më i mirë në glob për gjithë këto pesë vitet e fundit?
Posted on: Mon, 25 Nov 2013 17:45:45 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015