KAJRO - Mediet shtetërore në Egjipt bëjnë të ditur se - TopicsExpress



          

KAJRO - Mediet shtetërore në Egjipt bëjnë të ditur se kryeministri i përkohshëm i vendit, Hazem el-Biblavi, planifikon t’i ofrojë poste në kabinetin qeveritar Vëllazërisë Myslimane dhe Partisë Islamiste Nour, e cila njihet për qëndrimet e saj të ekstreme. Mediet shtetërore në Egjipt bëjnë të ditur se kryeministri i përkohshëm i vendit, Hazem el-Biblavi, planifikon t’i ofrojë poste në kabinetin qeveritar Vëllazërisë Myslimane dhe Partisë Islamiste Nour, e cila njihet për qëndrimet e saj të ekstreme. Vëllazëria Myslimane tashmë ka refuzuar formimin e një qeverie të përkohshme dhe vazhdon të kërkojë rikthimin në pushtet të presidentit rrëzuar nga ushtria, Mohamed Morsi. Zëdhënësja e Departamentit të Amerikan i Shtetit, Jen Psaki, tha se Shtetet e Bashkuara janë në kontakt me anëtarët e Vëllazërisë Myslimane dhe i kanë nxitur ata të marrin pjesë në qeverinë e transicionit. Ajo tha se të gjitha proceset politike në Egjipt duhet të jenë gjithëpërfshirëse. Presidenti i përkohshëm, Adly Mansour, ka emëruar zotin el-Biblavi, ekonomist dhe ish-ministër i financave, në postin e kryeministrit të përkohshëm. Në një deklaratë të presidentit Mansur thuhet se udhëheqësi reformist dhe fituesi i Çmimit Nobel për Paqen Mohamad El Baradei do të emërohet në postin e nënpresidentit. Zgjedhja e një kryeministri të përkohshëm sot u shoqërua me premtime për ndihmë financiare prej miliarda dollarësh për Egjiptin nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite.
Posted on: Wed, 10 Jul 2013 12:01:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015