KF Liria, 51 % e KK të Prizrenit 49 % e Kompanisë Drini - TopicsExpress



          

KF Liria, 51 % e KK të Prizrenit 49 % e Kompanisë Drini Arrihet marrëveshja për menaxhimin e klubit të futbollit nga Prizrenit, Liria ndërmjet kuvendit komunal të këtij qyteti dhe kompanisë Drini. KF Liria e Prizrenit do të fillojë një kapitull të ri të funksionimit nga sot, kur është arritur një marrëveshje menaxhim ndërmjet kuvendit komunal të Prizrenit dhe kompanisë, Drini që e kishte privatizuar këtë klub para pesë vitesh. Kompania Drini e kishte privatizuar klubin në korrik të viti 2008, por duke qenë se klubi ka kosto të mëdha për funksionim, ishte kërkuar nga kuvendi komunal i Prizrenit të ndërhyjë për të zgjedhur situatën e krijuar që rezultoi edhe me zbritjen e skuadrës së Lirisë nga superliga në ligën e parë. Sidoqoftë, sot u arrit marrëveshja për menaxhimin e KF Liria, sipas së cilës marrëveshje KK i Prizrenit menaxhon me 51 % ndërsa kompania Drini me 49 %. Është caktuar një bord menaxhues prej 11 anëtarëve, 6 do të jenë të komunës dhe 5 nga radhët e Drinit. Ky bord do të bëjë riorganizimin e të gjitha strukturave për funksionimin e klubit, deri sa shkolla e futbollit. E gjithë kjo është arritur në pajtueshmëri edhe politike të partive kryesore të qytetit. Stadiumi “Përparim Thaqi” i është kthyer në menaxhim komunës, pas 5 viteve menaxhimi nga kompania Drini, e cila normal ishte dashur të vazhdonte marrëveshjen e menaxhimit edhe për 5 vite të tjera. Deri më tani një fond prej 100 mijë eurove ishte akorduar nga Qeveria për punimet që po zhvillohen në rrethojat e stadiumit, ndërsa komuna do të ndajë edhe 200 mijë euro për përmirësimin e kushteve në stadium. Një kërkesë e paraqitur në takimin që ka zgjatur deri rreth orës 16:00 ka qenë edhe shlyerja e borxheve të akumuluara që kapin shifren e 43 mijë eurove, këto borxhe do të ndahen në bazë të pjesëmarrjes së menaxhimit të klubit 51 % komuna, 49 % kompania Drini. Gjithashtu pritet të organizohet një konferencë e donatorëve potencial për të ndihmuar klubin. “Do të ketë një riorganizim në të gjitha aspektet. Do të shlyhen gjithë obligimet ndaj futbollistëve dhe stafit. Shume shpejt pritet nisja e përgatitjeve për stinorin 2013/14. Do të bisedohet edhe për përforcime me synim të kthimit të ekipit në elitë”, tha për sporti1, sekretari i KF Liria, Bashkim Kajdomçaj
Posted on: Sat, 20 Jul 2013 17:07:17 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015