KOOPERATIVAT BUJQËSORE DHE (ATO) KOMUNAT PYJORE ! Nga: Mehmet - TopicsExpress



          

KOOPERATIVAT BUJQËSORE DHE (ATO) KOMUNAT PYJORE ! Nga: Mehmet Metaj* Para disa ditësh dëgjuam idenë e shprehur në Frakull të Fierit nga Kryemenistri Rama dhe Ministri i Bujqësisë ZHRAU Z. Edmond Panariti për dhënien e çertifikatave të pronësisë mbi tokën spas aplikimit “problematik” të 7501-shit, një nyje gordiane e këtij sektori që prej 20-vjetësh dhe ku nuk ka guxuar asnjeri si nga drejtuesit e MBZHRAU-ve, Qeveritarë apo Kryeministër ta zgjidh siç zgjidhi Aleksandri i Madh duke e prerë me shpat dhe krijimin pastaj të kooperativave bujqësore dhe pyjore në veri apo atje ku ka më shumë pyje se tokëe bujqësore. Kooperativat janë e vetmja zgjidhje por që duhet bërë fillimisht me rrethe-rajone pilotë, pasi dihet që copëzimi i 400 mije ha tokave bujqësore të punueshme tek ne dhe rreth 120 mije ha tokave të bandonuara ka qënë dhe mbetet ngërçi i rritjes së prodhimit dhe barriers së investimeve serioze për tokën dhe prodhimet bujqësore. Dhe për ta nisur seriozisht këte rishqyrtim të çështjes së pronësisë mbi tokën dhe zhvillimin bujqesor nëe përgjithesi dhe ate rural ne veçanti bashkimin e fermerëve në kooperativa bujqësore në zonat e ulëta dhe jugoe dhe në Shqipërine e mesme dhe në kooprtativa bujqësore-pyjore dhe/ose pyjore në Shqipërinë Veriore dhe veri-lindore dhe jug-lindore, mendoj se na duhet të hartojme një program në formën e një “Master Plani të Ri Zhvillimi Rural” dhe të kërkojmë asistencë dhe fonde disponibël nga vende më me pervojë. I kemi dhëne dhe ne’ pyjet komunave dhe jo pak por rreth 50 % të pyjeve të vendit (rreth 750.000 ha pyje dhe kullota) por pa asnje objektiv a strategji zhvillimi rural veç emrit si të tilla). Dhe teritore të tilla rurale ne kemi rreth 70 % të vendit. Nga 300 mijë vende pune të premtuara rreth 25-30 % mund të sigurohen vetëm duke vënë në funksion këto skema dhe të mbështetura me skemat ekzistuese dhe të reja të asistences teknike dhe financiare të programeve aktive te BE/IPARD por dhe fondacioneve të tjera të vendeve të zhvilluara institucioneve prestixhioze ndërkombetare siç është FAO, Programi i saj SARD, BB-re etj. Krijimin e këtyre kooprativave e ka nisur ta bëjë (kooperimin e fermereve) që në vitet 1993 Universiteti i Wiskonsin-it i SHBA-se me mbështetjen e USAID-it dhe dështoi athere, por tashme ka ardhur koha që kjo praktikë nga më të mirat në Evropë dhe botë per zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë dhe zonave malore-rurale të bëhet realitet dhe tek ne nëse do të kemi dhe ne zhvillim rural dhe mbështetje me fonde nga BE. Por pervoje për kooprtativat bujqësore të sprovuara dhe të suksesëshme në ekonomi tregu avangardë kaëe Japonia, Franca, Italia e Veriut dhe Izraeli e Turqia. Por disa nga këto dhe në krahina të veçanta të tyre ku toka bujqësore është e pakët dhe teritori rural dominohet nga pyjet kan krijuar kooperativa apo dhe komuna pyjore (të cilat shfrytëzojnë pyjet komunale, prodhimet e dyta pyjore, si rrëshirë pishe, esencë pishe dhe bimësh mjekësore, bimët mjekësore, kërpudhat, krijimi i ndërmarrjeve të vogla me objekt përdorimin e këtyre burimeve natyrore, ekoturizmin etj). Dhe së fundi do t’e sugjeroja se nuk mund e nuk duhet të konceptohet zhvillimi rural pa pyjet dhe Ministria e BZHRAU duhet të ketë nën administrim dhe pyjet dhe sidomos pyjet koumunale që “s’kan ç’kërkojnë” të mbeten ende’ si “tokë djerr” nën Ministrine e Mjedisit, kur dhe nga Banka Botërore është projektuar një mbështetje e re për pyjet ne kuadrin e nje projekti për “Shërbimet Mjedisore të Pyjve” dhe kjo mund të realizohet vetëm nëse pyjet komunale të dhënë në përdorim e pronësi dhe të paregjistruar ende’ plotësisht nga zyra e pasurive të paluajtëshme si pronë e Qeverisjes Vendore, janë pjesë e zhvillimit malor e rural, me një vlerë prej rreth 20 mln USD (2014-2020). * Drejtor Ekzekutiv, Qendra ALBAFOREST (albaforest )
Posted on: Mon, 18 Nov 2013 19:00:33 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015