KRYESIA E FSHATIT STUDENÇAN (GURRË) Informata nga kryetari i - TopicsExpress



          

KRYESIA E FSHATIT STUDENÇAN (GURRË) Informata nga kryetari i fshatit për punët e kryera në fshat. Bashkëpunimi Kryesi - Komunë, për të mirën e fshatit tonë. Nga: Janar 2010 - Korrik 2013 Gusht 2013 Grumbullimi i mbeturinave Qytetarë të nderuar, siç e dini, grumbullimi i mbeturinave shtëpiake po bëhet në fshatin tonë për afër 3 vite tani. Ndërmarrja grumbulluese e kontraktuar nga Komuna vjen çdo të hënë dhe i merr qesët para çdo shtëpie, pa marr parasysh a janë 1, 2, 3 apo edhe 4 qese. Dhe kjo do të thotë se mesatarisht rreth 1,200 qese në javë, ose 5,000 qese në muaj mblidhen dhe largohen nga fshati ynë. Merreni me mend sa mbeturina do të kishim nëpër fushat, arat dhe lumin tonë sikur ky projekt të mos funksiononte. Ja një kalkulim i thjesht; 5,000 qese në muaj = 60,000 qese në vit x 3 vite = 180,000 qese të larguara që nga fillimi i projektit. Pra, mos largimi i rreth 60,000 qeseve të mbeturinave në vit nga fshati ynë do të ishte me të vërtet një katastrofë mjedisore e jetësore për neve, në veçanti për fëmijët tanë. Unë dhe gjithë anëtarët e kryesisë së fshatit ju falënderojmë për përkrahjen e juaj të vazhdueshme lidhur me këtë projekt. Duke i paguar faturat e juaj mujore, ju keni siguruar që ky projekt të mos dështoj dhe që fshati ynë të bëhet pothuajse fshati më i pastër në tërë Komunën e Therandës. Në këtë aspekt, ne jemi me të vërtet shembulli më i mirë në tërë komunën tonë. Me gjithë këtë, unë e shfrytëzoj këtë rast që të bëj apel ndaj ata pak qytetarë të Studençanit (15% deri 20%) të cilët ende vazhdojnë të hedhin mbeturina në mjediset tona të fshatit, duke përfshirë këtu edhe lumin Toplluha. Ju lus pra në emër të kryesisë dhe në emër të të gjithë familjeve të fshatit, që t’i bashkangjiteni shumicës duke marrur pjesë në këtë projekt me shumë rëndësi për familjet tona, për fëmijët tanë, për brezat tanë të ardhshëm. Qytetarë të nderuar, pagesa nuk është e madhe (€4.80/muaj, që do të thotë vetëm €57.60/vit). Për familjët e varfëra që kanë kartela të ndihmës sociale, si dhe familjet e dëshmorëve, shërbimi është falas. Ne të gjithë e dijmë sa raste sociale dhe familje të dëshmorëve kemi në Studençan. Mund të jenë gjithsejt rreth 20 raste për lirim nga pagesa, jo më shumë. Rrugët dhe trotuarët Ndërtimi i rrugëve dhe trotuarëve me kubëza vazhdon edhe këtë vit. Prej vitit 2010 janë shtruar me kubëza qindra metra rrugë në fshatin tonë. Tani trotuarët në të dy anët e rrugës kryesore në qendër të fshatit do të kryhen së shpejti. Rruga e lagjes prej xhamisë, deri tek shtëpia e Serjan Hajdarit është kryer dhe tani po shtrohet me kubëza pjesa e rrugës prej xhamisë në drejtim të burimit (vrellës), deri tek shtëpia e Refki Makicës (dmth. rreth 80m), pasi që është ndërtuar edhe muri mbrojtës aty. Poashtu po ndërtohet rruga e lagjes prej shtëpisë së mësues Agim Zyrapit, deri tek shtëpia e Pajazit Krasniqit (Baci Pajë), kjo bashkë me ndërtimin (betonimin) e shtratit të përrojit që kalon aty pari. Poashtu e kemi larguar hyrjen e varrezave të vjetra prej rrugës që të ketë më shumë pamje për ngasësit e automjetëve, për shkak të lakesës së rrezikshme aty. Pas këtyre punëve, brenda pak ditëve (gjatë muajit gusht) do të shtrohet me kubëza edhe rruga ndërmjet shkollës dhe varrezave, deri tek udhëkryqi ku jeton Malush Krasniqi. Pas kësaj, në plan është që të shtrohet me kubëza rruga me zhavorr prej shtëpisë së Nebi Hamzë Berishës, duke e kaluar dyqanin e Bashkim Ramadan Binakut, deri te udhëkryqi përsëri (shtëpia e Malush Krasniqit). Pastaj, sipas buxheteve që di t’i merr Studençani nga Komuna, punët do të vazhdojnë. Në qoftë se ka buxhet, do të vazhdojmë me rregullimin e rrugës prej shtëpisë së Malush Krasniqit, deri tek vendi i quajtur “Kthesa”, etj, etj. Por para se të rregullohet kjo rrugë, besoj se duhet të ndërrohet gypi i ujësjellësit aty. Plani është që dalëngadalë të ndërtohen rrugët prej qendrës së fshatit duke u hapur në degëzimet deri në periferi. Ne e kuptojmë që çdo lagje mendon se rruga e tyre është më me prioritet. Ne kryesia mendojmë se të gjithë rrugët e fshatit janë me prioritet, Kështu që ne duhet ta ndjekim një plan që të mos akuzohemi për favorizëm. Qytetarë të nderuar, në qoftë se ne si kryesi kemi fatin ta vazhdojmë punën tonë, ju sigurojmë se nuk do të shkon gjatë kur të gjitha rrugët e fshatit do të kryhen brenda një periudhe shumë të shkurtër (1 apo 2 vite), sepse ne jemi të vendosur e përkushtuar për punë. Uji i pijes Siç e dini me vite, e vite ujësjellësi i fshatit tonë është “menaxhuar” nga vet fshati (individë private të emëruar nga kryesitë e kaluara të fshatit). Po ky “menaxhim” ishte me shumë probleme (p.sh. prishje të shpeshta të pompës, menxhimi i dobët, rreziku i përhershëm i përhapjes së sëmundjeve nga mungesa e ujit, ankesa të shumta nga menaxherët e ujësjellësit për mospagesë nga shfrytëzuesit, keqpërdorimi i ujit, p.sh. për agrokulturë, si dhe kyqjet ilegale, mosinvestimi në rrjet dhe mirëmbajtja e dobët, etj). Duke i pasur parasysh gjithë këto probleme; ankesat e shumta të cekura më lartë, kërcënimet e vazhdueshme (pothuajse javore) për dorëheqje nga menaxhuesi privat i ujësjellësit, përpjekjet e shumta por të kota drejtuar me shkrim tek shfrytëzuesit për rëndësinë e pagesave, si dhe rreziku për ndaljen e ujit ose përhapjen e sëmundjeve, unë në cilësinë e kryetarit jam detyruar të konsultohem me kryetarin e komunës për këtë çështje. Pas këtij konsultimi, fatmirësisht kryetari e ka parë të arsyeshëm kërkesën time që ujësjellësi ynë të mos menaxhohet më nga individë apo firma private, por nga të menaxhohet nga një entitet (ndërmarrje) komunal apo shtetëror siç është “Hidro-Regjioni Jugor”. Por, për ta bërë këtë, është dashur që të bëhet pagesa e borxhit të akumular prej vitësh ndaj KEK-ut në vlerë prej rreth €32,000.oo. E kjo është bërë me mirëkuptimin, mirësinë dhe vendimin e kryetarit të komunës z. Blerim Kuçi. Pa këtë pagesë, Hidro-Regjioni Jugor kurrë nuk do të pranonte menaxhimin e ujësjellësit. Tani qytetarë të nderuar, siç e dini, fshati ynë ka më shumë ujë pasi që Hidro-Regjioni Jugor ka investuar në rrjet dhe pompa, si dhe e ka bërë të mundur që një pjesë e fshatit të furnizohet me “ramje të lirë”. Megjithkëtë ne jemi të vetëdijshëm se edhe ky shërbim nuk është 100%, e kjo sepse Hidro-Regjioni Jugor, si shumë institucione tjera publike, përballet me sfida financiare nga se fatkeqsisht një përqindje e klienteve të saj nuk i bëjnë pagesat me kohë, ose nuk i bëjnë fare, e kjo jo vetëm në fshatin tonë, por fatkeqsisht anë e mbanë rajonit ku vepron Hidro-Regjioni Jugor. Megjithatë shërbimi dhe furnizimi me ujë në fshat është dukshëm më i mirë dhe më i sigurtë se ç’ishte në kohën e menaxhimit privat. Hidro-Regjioni Jugor, ndryshe nga menaxhmenti i kaluar privat, ka më shumë punëtorë teknik, inkasantë, pompa, pjesë rezervë, pajisje të ndryshme, si dhe makineri të mjaftueshëm për të menaxhuar, mirëmbajtur dhe përmirësuar rrjetin e ujësjellësit tonë. Kanalizime Gjatë këtyre viteve janë vendosur kanalizime për ujërat e zeza në 9 apo 10 vende. 1. Rreth 70 metra, afër shtëpisë së Zeqir Berishës. 2. Rreth 200 metra në rrugën e poshtme, prej shtëpive të Jemin Krasniqit, deri afër shtëpisë së Bahti Bekteshit. 3. Prej xhamisë, deri tek shtëpia e Liman Makicës. 4. Prej xhamisë, deri afër burimit (vrellës). 5. Prej urës, afër shtëpisë së Refki Gegës (në përrua - rreth 150 mt). 5. Në Branezhat, afër Selajdin Gegës - rreth 330 metra. 6. Në arat mbi Përzhakëve, deri tek shtëpitë e Beqajve afër Grabit të vogël - rreth 400 metra. 7. Poashtu janë vendosur gypa 1,000-she para bizneseve të Fevzi Gashit dhe Vëllezërve Krasniqi, për ujërat atmosferike që vijnë nga Rekovci - rreth 180 metra. 8. Skaj rrugës, në hyrje të arës së Litë Bytyçit, poashtu janë vendosur gypa 1,000-she poashtu për ujërat që vijnë nga Grabi dhe Rekovci - rreth 55 metra. 9. Janë vendosur gypa 500-she bashkë me 2 puseta të mëdhenj para dyqanit të Sadik Makicës për shkak të ujërave të mëdha atmosferike që vinin rrugës të poshtë prej Grabit, e që e vërshonin segmentin e rrugës aty në hyrje të fshatit, deri tek pompa e Fatmir Makicës. 10. Poashtu, para pak ditëve janë vendosur rreth 100 metra kanalizime, skaj asfaltit, prej shtëpisë së Agron Hajdar Gashit, e të poshtë. Rrjeti elektrik Gjatë këtyre 3 viteve me punën dhe përkushtimin e madh të kryesisë së fshatit, qytetarëve dhe përkrahjen financiare nga Komuna, në fshatin tonë janë bërë disa përmirësime dhe intervenime në rrjetin elektrik; ndërrimin e 2 trafove të prishura dhe vendosja e një trafo të re bashkë me 5 shtylla të betonit dhe kabllat “SNOP” te mahalla e xhamisë në drejtim të Binak’ve. Poashtu, siç e dini janë vendosur 11 shtylla të ndriçimit para shkollës në qendër të fshatit, ku edhe njëkohësisht janë rishtruar kubëzat për shkak se trotuari para shkollës ishte deformuar dukshëm. Momentalisht kemi edhe disa kërkesa në KEK (tani KEDS), por siç e dini, kërkesat ndaj KEK-ut realizohen me shumë vështirësi. Varrezat e reja Qytetarë të nderuar, siç e dini, kryesia e fshatit e ka pastruar një hapësirë prej 2.5 ha për varrezat e reja në pjesën e fshatit të quajtur Sllatinat. Këtë e kemi bërë me iniciativën dhe fondet tona, si dhe ndihmës financiare që kemi marrur nga një numër mërgimtarësh nga Zvicra dhe një numër mjaftë të konsidërueshme të familjeve të fshatit tonë. Ne poashtu e kemi zgjëruar me bulldozher, rrafshuar me grader, shtruar me zhavorr dhe ngjeshur me valak rrugën që të çon për në varrezat e reja. Poashtu, para një jave është bërë spërkatja (helmimi) e barnishtave aty. Tani na ka mbetur vetëm edhe pak punë për të bërë që kjo hapësirë të përdorët. Në ndërkohë, deri sa të përfundojnë punimet, ato familje që kanë dëshirë të varrosin familjarët e tyre të ndjerë, apo edhe të zhvendosin familjarët e tyre të cilët veç janë prej kohësh të varrosura në varrezat e vjetra, për në varrezat e reja, këtë mund ta bëjnë në konsultim me kryetarin e fshatit. Si informatë shtesë ju njoftojmë se personi i caktuar nga kryesia e fshatit për mirëmbajtjen e varrezave dhe hapjen e varreve është Eldin Adem Gega (Alejdini), i cili do të bashkëpunojë me kryesinë e fshatit dhe qytetarët e fshatit, me tarifa modeste apo standarde. Megjithatë ne do t’ju njoftojmë për datën e kryerjes së punëve në varrezat e reja. Furnizimi me zhavorr nëpër rrugët e fshatit Prej 2010, kryesia e fshatit ka siguruar nga gurëthyesit e fshatit mbi 200 kamiona zhavorr të cilat janë hedhur e shtruar pothuajse në të gjitha rrugët problematike të fshatit. Kjo është një gjë që nuk është bërë kurrë ndonjëherë në fshatin tonë, me këto sasira. Shumë shpejtë do të rifillojë aksioni për shtruarjen me zhavorr të stazave të ecjes në varrezat e reja. Shkolla Prej 2010, kryesia ka punuar për ta ndihmuar edhe shkollën e fshatit, gjegjsisht nxënësit. Kemi mundur të tërheqim rreth €9,000.00 nga Komuna për riparimin e nyjeve sanitare (banjëve). Kemi prodhuar dhe vendosur ulëset në oborrin e shkollës, afër fushës së mini-futbollit. Kemi kontribuar financiarisht për ta mundësuar projektin për krijimin e dhomës së kompjuterave (TI), si dhe mjaftë punë tjera në mirëmbajtje të oborrit herë pas here. Aktualisht jemi në bisedime me kryetarin e komunës lidhur me përmirësimin e oborrit të shkollës (gjelbrim dhe stazat të ecjes me kubëza). Edhe për këtë çështje, mendojmë se do të kemi sukses. Poashtu, shumë shpejtë (besojmë brenda muajit gusht ose shtator) duhet të fillojë riparimi dhe lyerja e brendshme e shkollës. Pastrimi i borës Gjatë këtyre viteve 2010-2013, pastrimi i bores është bërë sikur asnjëherë më parë. Me angazhimin dhe menaxhimin e kryesisë së fshatit, në bashkëpunim dhe me mbështetjen e kryetarit të komunës, Blerim Kuçi dhe drejtorit të Shërbimeve Publike dhe Emërgjencë Musli Shala, si dhe me mbështetjen e madhe nga gurëthyesit e fshatit me makinerinë e tyre, ne kemi mundur t’i pastrojmë rrugët e fshatit, më mirë, e më shpesh se në të kaluarën, duke siguruar që asnjë lagje të mos mbetet e bllokuar nga bora. Në fakt, fshati ynë ka qenë shembulli më i mirë nga të gjitha fshatrat e komunës për këtë çështje. Sport Aktualisht jemi në bisedime me Komunën (me kryetarin z. Blerim Kuçi) për mundësinë e asfaltimit të fushës së mini-futbollit në fshat. Poashtu, kemi siguruar financimin nga Komuna për rregullimin apo ndërtimin e një fushë të re të futbollit (me madhësi standarde, në vendin e quajtur Sllatinat), pasi që fusha në shkollën e fshatit fatkeqsisht mbetet ende i bllokuar nga një familje. Unë si kryetar i fshatit bashkë me anëtarët e kryesisë, disa qytetarë të fshatit, si dhe shokë e dashamirë të tjerë të Studençanit jemi përpjekur disa herë për ta zgjidhur këtë problem. Dmth. e kemi vizituar familjen në fjalë disa herë, por fatkeqsisht nuk kemi patur sukses. Më lejoni të theksoj se ne kryesia e fshatit në këtë rast absolutisht nuk jemi fajtorë. Ne mendojmë se faji mbetet 100% tek sistemi i dobët dhe i stërngarkuar ligjor këtu në vendin tonë, i cili edhe pas 14 viteve, ende nuk funksionon siç duhet. Pra, për kundër propagandës dhe akuzave plotësisht të pabaza dhe qëllimkëqia të disa individeve dhe partive në fshat, faji mund të gjendet; 1. tek familja që e ka zënë tokën, 2. tek avokatët e familjës së përfshirë në këtë çështje dhe 3. tek institucionët ligjore (dmth. gjykatat), por kurrësesi tek kryesia e fshatit apo edhe komuna. Pra këtu, fjalën e parë dhe të fundit e ka gjykata. Sa i përket klubit të futbollit “K.F. “Studençani”, unë si kryetar mendoj se për të rimëkëmbur, fuqizuar dhe mbajtur këtë klub sportiv me histori dhe traditë të gjatë, duhet të zgjedhet një grup drejtues deri në zgjedhjen e një kryesi të re të klubit. Por ç’është më me rëndësi, unë mendoj se nevoja më e madhe për klubin është financimi. Unë propozoj që çdo djalë apo burrë i Studençanit i cili është i punësuar, duhet ta ketë obligim që të jep (paguaj) jo më pak se €12.oo në vit, si anëtarësi për klubin e futbollit. Kjo i bien €1.oo në muaj, një shumë e përballueshme për çdo njeri i punësuar. Sikur 1,000 punëtorë ta bënin këtë pagesë për anëtarësim, klubi do të realizonte hiq më pak se €12,000.oo në vit, e kjo pa të hyrat tjera nga mbështetja (sposorshipi) prej firmave tona dhe ndihmat tjera që mund të vijnë nga mërgimtarët tanë të devotshëm dhe Komunës. (Fshati ynë është pothuajse fshati më i madh i komunës, me afër 5,400 banorë. Kështu që me siguri i kemi rreth 1,000 të punësuar, brenda dhe jashtë vendit). Qytetarë të nderuar, unë mendoj si ju, që kjo është një çështje me rëndësi të madhe për rininë tonë, pra kjo është një çështje për të cilën ne duhet të mendojmë e punojmë seriozisht. Por ne si kryesi nuk mund ta bëjmë vet. Kështu që ne Kryesia bëjmë thirrje tek të gjithë të interesuarit, që të na kontaktojnë lidhur me këtë çështje. Është e vërtet që çështja e zënjes së një pjesë të fushës mund ta ketë dëmtuar mbarëvajtjen e klubit, por mendoj se mbi të gjitha ajo që më se shumti e ka dëmtuar klubin tonë është mungesa e financave. Pra unë mendoj se klubi ka nevojë për një menaxhment të ri, me njerëz të rinj dhe më energjik, me aftësi për t’i gjetur e mbledhur fondet e duhura. Pos kësaj, çdo anëtar, pas pagesës së cekur më lartë (€12.oo), do duhej të pajiset me kartelën e anëtarësisë, ose një varrëse metalike për çelësa me vitin e anëtarësisë cekur në të, e cila do të shërbente si dëshmi e pagesës së anëtarësisë. Urbanizimi i fshatit Hartimi i planit urbanistik për rreth 34 ha të Grabit tani është në fazën përfundimtare. Janë mbajtur 3 diskutimet publike në shkollën e fshatit për këtë çështje brenda 2012 dhe 2013, të organizuara nga Drejtoria e Urbanizmit në Komunën e Therandës. Tani mbetet që në fund të gushtit 2013 të del ky plan para Kuvendit Komunal për miratim. Pas miratimit, nuk dijmë ende nëse do të lejohet ndarja e parcelave para zgjedhjeve lokale. Për këtë çështje jemi në pritje të një përgjegje nga zyrtari i lartë ligjor i Kuvendit Komunal. Zyra e kryesisë Për herë të parë kryesia e fshatit tani e ka zyrën e saj të rregulluar plotësisht me orendi, dmth. tavolina, ormana, karrika, kompjuterë, printera, hekura mbrojtëse për dritarët dhe derën e zyrës. Investimi aty ishte rreth €2,500.00. Këto pajisje do të mbetën në pronësi të fshatit dhe do të përdorën edhe nga kryesitë e ardhshme. Pra që nga viti 2010, kryesia e fshatit nuk takohet nëpër shtëpi private apo kafene, por ç’është edhe më me rëndësi, dokumentat e ndjeshme, me të dhënat e fshatit dhe qytetarëve të fshatit, nuk mbahen më nëpër shtëpia private, siç ka ndodhur në të kaluarën. Të tjera Pos këtyre punëve e projekteve të cekura më lartë, unë dhe kryesia kemi kryer shumë punë dhe projekte tjera ndoshta të vogla por me shumë vlerë për fshatin dhe qytetarët e fshatit. Këto me anë të shkrimit dhe lëshimit të dhjetra, e dhjetra kërkesave, ankesave dhe vërtetimeve, të shkruara enkas për qytetarët tanë, duke përfshirë këtu edhe vizitat (lobimet) tek kryetari dhe nënkryetari i komunës në emër të fshatit dhe qytetarëve tanë për problemet dhe kërkesat e tyre individuale. Poashtu: 1. Kemi financuar dhe ndërtuar bashkë me rininë, mini stacionin e autobusave në qendër të fshatit. 2. Kemi financiar prodhimin dhe vendosjen e 20 shportave të mbeturinave nëpër qendrën e fshatit. 3. Kemi krastitur herë pas herë, sipas nevojës, degët e drunjëve (bagremave) nëpër rrugët e fshatit. 4. Kemi pastruar dhe rrafshuar disa herë rrugët e fshatit me grader. 5. Kemi financuar, prodhuar dhe vendosur bashkë me rininë, ulësa në oborrin e shkollës. 6. Kemi organizuar grupin punues të kërkuar nga Qeveria dhe Komuna për “propozimin” e emrave të rrugëve të fshatit (me mësues dhe përfaqësues të partive politike në fshat). 7. Kemi dhënë kontribut financiar dhe fizik çdo vit Shoqatës së OVL të UÇK-së - Dega në Studençan, për organizimin dhe mbajtjen e manifestimit të “Ditës së Dëshmorëve të Fshatit”. 8. Kemi dhënë kontribut financiar Shoqatës së OVL - UÇK - Dega në Studençan për projekte të tyre të ndryshme, pllakata, ekskurzione jashtë vendit. 9. Kemi qenë nismëtarë, duke e organizuar dhe kontribuar me mjete financiare vetë si kryesi, por edhe duke kërkuar materialë ndërtimi nga firmat e Therandës dhe OJQ-të, si dhe kemi gjetur punëtorë nga fshati, e më larg për ta ndërtuar shtëpinë e ish-ushtarit të UÇK-së, Ramadan Bytyçit (Danit). 9. Etj, etj. Problemet apo mangësitë tjera në fshat Siç e dini, fshati ynë, si shumë fshatra tjera të komunës dhe të shtetit tonë në përgjithësi, ka mjaftë probleme të pazgjidhura. Një nga problemet kryesore momentalisht për mendimin tim dhe të shumë qytetarëve që janë konsultuar me mua gjatë këtyre viteve është pluhuri dhe dridhjet e mëdha prej detonimeve nga gurëthyesit në Grab, por me angazhimin tim dhe të kolegëve të kryesisë (në veçanti Xhevat Ademit), si dhe me mirëkuptimin e gurëthyesve, këto probleme në përgjithësi po mbahen në minimale. Megjithatë, i bëj apel gurëthyesve që të shikojnë alternativa tjera për detonimin e gurit (dmth. sasira më të vogla, metoda tjera, etj), si dhe që të përdorin sa më shumë ujë për ta minimizuar pluhurin. Problemet tjera në fshat, sipas ankesave të qytetarëve janë: bastorët, mungesa e ujit në disa lagje, rrugët që kanë mbetur ende të pashtruara me kubëza, rrjeti dhe rryma e dobët elektrike në disa lagje, fasada e shkollës (brenda dhe jashtë), oborri i shkollës ende i parregulluar, vija e ujit (përroji) prej shtëpisë së Mexhit Krasniqit duhet të vazhdojë të rregullohet me beton, të poshtë deri tek lumi Toplluha (kjo do të vazhdohet çdo vit, pak nga pak). Kompleksi “Kooperimi”: Qytetarë të nderuar, unë në cilësinë e kryetarit të fshatit, kam shkruar e dërguar dy kërkesa ndaj komunës për ruajtjen apo kthimin në pronësi të fshatit, kompleksin (ndërtesën) e quajtur “Kooperimi”, dmth. kam kërkuar që të mos privatizohet. Këtë e kam bërë sepse ky kompleks mund të na shërbej si sallë për takime publike, shfaqje artistike, mund të lëshohet me qera modeste qytetarëve për raste të ndryshme familjare; ahengje, fejesa, dasme, pamje, etj). Pra kërkesat janë deponuar. Tani mbetet të shihet efekti i tyre, si dhe se sa këmbëgulës e të bashkuar jemi ne si fshat në të ardhmën për këtë çështje. Unë besoj se Komuna jonë do të na mbështet lidhur me këtë çështje. Qytetarë të nderuar, kryesia e fshatit ju garanton se vullneti ynë është i madh. Me angazhimin e vazhdueshëm të ekipit tonë, si dhe me përkrahjen morale nga ana e juaj, këto probleme apo mangësira në fshatin tonë, dalëngadalë do të zhduken. Disa brenda një viti, disa brenda dy vite dhe eventualisht disa brenda tre vite. Kështu që, me pak durim nga ana jonë dhe e juaj, infrastruktura e fshatit tonë do të jetë e rregulluar tërësisht, dhe do të mbetet pastaj vetëm mirëmbajtja dhe nisja e projekteve tjera zhvillimore për fshatin tonë, si përshembull: përmirësimi dhe zhvillimi i mëtutjeshëm i shkollës, ndërtimi i një palestër sportive në hapësirat e shkollës, përmirësimi i shëndetësisë (Qendrës së Mjekësisë Familjare), zhvillimi i bujqësisë, zhvillimi dhe fuqizimi i sportit në fshat, etj, etj. Falënderime për mbështetje, ndihmë dhe kontribut: 1. Qytetarët - për përkrahjen dhe ndihmën morale, fizike dhe financiare gjatë këtyre viteve. 2. Kryesia 2010-2012 - Në veçanti, Xhevat Ademi, Naser Jupaj, Kushtrim Bytyçi, Nazim Makica, Misin Ademi (Alban Iliri), pa të cilët, shumica e punëve të cekura më lartë, NUK do të ishin kryer. 3. Anëtarët e Kuvendit Komunal - Gëzim Gega dhe Sami Jupaj. 4. Bujar Binaku - Pronar i ndërmarrjes: FLORI Sh.P.K. 5. Blerim Kuçi - Kryetar i Komunës 6. Musli Shala - Drejtor i Shërbimeve Publike & Emërgjencë. 7. Kurtesh Fondaj - Drejtori Urbanizmit dhe Mjedisit. 8. Gurëthyesit e fshatit 9. Udhëheqësia e fundit të Klubi “Studençani” - në veçanti, Skënder Berisha dhe Rrahman Gega. 10. Biznesët tjera të fshatit - që kanë kontribuar financiarisht herë pas herë për të mirën e fshatit. 11. Kompanitë dhe individët që kanë kontribuar në ndërtimin e shtëpisë së Danit (Ramadan Bytyçit). Me nderime, Ilirian Rilind Bytyci Studençan (Gurrë) Data: 10-08-2013 Anëtarët aktual të kryesisë së fshatit për vitin 2013: 1/ Ilirian Bytyçi 044 191 400 2/ Bashkim Binaku 049 365 969 3/ Naser Jupaj 044 410 390 4/ Xhevat Ademi 044 256 664 5/ Miftar Jashari 044 604 383 6/ Brahim Sallauka 044 149 198 7/ Sokol Zyrapi 049 524 447 8/ Kushtrim Bytyçi 049 801 733 9/ Gazmend Gashi 044 417 325 10/ Selami Tafaj 049 495 590 11/ Leutrim Jashari 044 913 063 12/ Rinor Zyrapi 044 613 835 13/ Albert (Beti) Krasniqi 049 519 410
Posted on: Mon, 19 Aug 2013 13:37:14 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015