KULTURA SHQIPTARE DHE BASTARDUESIT E SAJ Populli shqiptar,si një - TopicsExpress



          

KULTURA SHQIPTARE DHE BASTARDUESIT E SAJ Populli shqiptar,si një popull i lashtë i e i shumëvuajtur është dashur të rrijë i zgjuar,sepse ka qenë i tëri i rrethuar me armiq kalimtarë,që në çdo çast donin ta gllabëronin,tía sshpërfillnin traditë e kulturë dhe me anë të këtyre shpërfilljeve të dëpërtonin në jetën tonë,që më pas të na i impononin doket dhe zakonet e tyre joshqiptare.Nëpër ato momente mjaft të vështira,populli ynë asnjëherë nuk iu nënshtrua pushtuesve,kurrë nuk pushuan rrëpatjet për të u çliruar dhe ia doli me sukses të ruaj traditë e kulturë,të cilat shumë popuj nuk arritën ti ruajnë dhe u shuan në tërësi.Studiues të ndryshëm të botës kanë bërë stërvitje të shumta për të njohur kulturën tonë,disa nga ndjenjat miqësore hulumtuan drejt çështjen dhe kulturën tonë,siç ishte gruaja angleze Edit Durham,e cila pati shkruaraq shumë për kulturën tonë të begatshme,vetitë e mira të karakterit e traditës sonë shqiptare.Vallë,a nuk është kjo diçka për të u mburrur?Po,dhe mburrje më të madhe nuk ka,por a do të guxojmë që gjitha këto të mira të i lëmë nën hijen e kohës,duke i konsideruar ato si gjëra të vjetruara kinse nuk i përshtaten jetës së sotme moderne?!Themi jo,por fatkeqësisht po ndodh që këto tradita të çmuara po shkojnë një rruge të huajësimit!!!Më e keqja është që neato po i tëhuajësojmë vet,dhe ato përmes vet punës tonë të artit.Vërtetë arti është mjet lidhës,që lidh njerëzit profesionist,talentët me talentë,përmes të cilit mund të tregojmë të bukurën,për të treguar mençurinë tonë të kulturës,duke e civilizuar atë e duke ngritur lart civilizimin tonë me botën.Se arti është urë që lidh kulturat ndërmjet popujve të ndryshëm,kjo është e vërtetë,por kulturën tonë më të begatshme nuk mund të e civilizojmë duke i shtuar asaj elemente të huaja.Vërtetë në art nuk dihet çka mund të sjell e ardhmja dhe ne bekojmë të na sjell art të ndritshëm e të mirëfilltë,por rruga që ka zënë sot arti ynë është jashtë binaresh dhe të lë të brengosesh.youtube/watch?v=b6Ppj_9ZRqo
Posted on: Tue, 29 Oct 2013 01:50:05 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015