Ka humbur jetën në një aksident tragjik të mbrëmjes së të - TopicsExpress



          

Ka humbur jetën në një aksident tragjik të mbrëmjes së të mërkurës, deputeti i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi. Deputeti Olldashi u aksidentua me makinën e tij në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, pranë Krrabës në vendin e quajur Lapidari i Krrabës. Mjeti dyshohet të ketë dalë nga rruga për shkak të lagështirës, ndërkohë që së bashku me deputetin e PD-së udhëtonte dhe Shkëlzen Aliaj, ish-drejtor i Policisë Rrugore, i cili raportohet gjithashtu të ketë humbur jetën. Në vendngjarje kanë shkuar urgjentisht ministri i Brendshëm Saimir Tahiri si dhe deputetë të të dyja forcave politike, PS dhe PD. Policia ka bllokuar qarkullimin në të dyja drejtimet e këtij aksi rrugor. __________________________ Profil/ Kush ishte Sokol Olldashi Karriera si gazetar dhe një nga figurat më të spikatura të Partisë Demokratike Sokol Olldashi ishte një nga figurat më të spikatura politike të Partise Demokratike. I lindur më 17 dhjetor 1972, Sokol Olldashi ka qenë një ndër studentët e ngjarjeve të Dhjetorit ’90 dhe ishte për të katërtën herë deputet në Kuvendin e Shqipërisë, i zgjedhur si drejtues i listës së Partise Demokratike në qarkun e Fierit. Sokol Olldashi e nisi karrierën e tij pas viteve ’90 në fushën e gazetarisë. Pas disa vitesh gazetar dhe drejtues në shtypin e shkruar, në vitin 2001 ai ndërmerr edhe karrierën politike dhe zgjidhet për herë të parë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Në vitin 2005, Sokol Olldashi arrin të rizgjidhet në Kuvend, duke shkaktuar një nga përmbysjet më të mëdha politike të atyre zgjedhjeve, me fitoren në Shijak ndaj deputetit Agron Duka, duke kontribuar edhe në fitoren e Partisë Demokratike. Sokol Olldashi u emërua në krye të Ministrisë së Brendshme, post të cilin e mbajti nga viti 2005 deri në fillim të vitit 2007, për ta lënë për shkak të kandidimit për kryetar të Bashkisë së Tiranës, garë që ai e humbi përballë Edi Ramës. Më pas, zoti Olldashi mori detyrën e ministrit të Transporteve dhe Punëve Publike, detyrë në të cilën shërbeu deri në shtator të këtij viti. Pas humbjes së Partise Demokratike në zgjedhjet e 23 qershorit dhe dorëheqjes së Sali Berishës, zoti Olldashi kandidoi për postin e kryetarit të PD, në garë me kryetarin aktual të PD-së, Lulzim Basha. Gjatë angazhimit të tij politik, zoti Olldashi ka drejtuar Forumin Rinor të Partisë Demokratike, ka qenë kryetar i PD-së së Tiranës, anëtar i forumeve më të larta, kryesisë dhe Këshillit Kombëtar. / Top Channel
Posted on: Wed, 20 Nov 2013 23:23:43 +0000

Trending Topics



s under our local news pages have
ytszwcKzbRd74fcm
Of all the planets NASA has explored, none have matched the
BCBGMAXAZRIA Womens Luca Pleather Sweatshirt, Black, Small Y28YB7P
Independence Day: Top 10 quotes on India "At the stroke of the
Environmental Ergonomics - The Ergonomics of Human Comfort,

Recently Viewed Topics




© 2015