Kancelarja Angela Merkel shënoi sot një triumf personal me - TopicsExpress



          

Kancelarja Angela Merkel shënoi sot një triumf personal me fitoren e zgjedhjeve legjislative, ku partia e saj konservatore CDU mundi të mblidhte më shumë se 42 për qind të votave. Sipas Exit poll-eve , aleati liberal i partisë CDU, partia FDP nuk mundi të siguronte 5 për qind të votave të nevojshme për përfaqësimin në parlamentin gjerman Bundestag për herë të parë në historinë e Republikës Federale të Gjermanisë, ndërkohë që socialdemokratët e SPD-së morrën rreth 26 deri në 26,5 për qind të votave. Merkel, pritet që të qeverisë në koalicion me opozitën socialdemokrate. Në këto zgjedhje parlamentare konkurruan 4451 kandidatë, shumë më tepër se në zgjedhjet e kaluara. Kancelarja Angela Merkel përshëndeti sot rezultatin e shkëlqyer të partisë së saj Unionit Kristian-demokrat CDU në zgjedhjet legjislative gjermane duke premtuar katër vjet suksesi. "Së bashku do të bëjmë gjithçka që është e mundur në mënyrë që katër vitet e ardhshme të jenë vite suksesi për Gjermaninë", deklaroi kancelarja Merkel, partia konservatore e së cilës fitoi mazhorancën absolute në parlament sipas të dhënave të fundit.
Posted on: Sun, 22 Sep 2013 18:19:56 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015