Kandidati i LVV-së për kryetar të Mitrovicës, Faruk Mujka tha - TopicsExpress



          

Kandidati i LVV-së për kryetar të Mitrovicës, Faruk Mujka tha se Mitrovica është ndarë në dysh në vija etnike me Pakon e Ahtisaarit dhe me marrëveshjet e fundit Thaçi-Daçiq. “Ne po kandidojmë në sistemin aktual, sepse mendojmë që vetëm duke fituar VV-ja do të bëjmë të mundur ndalimin e keqbërjeve të mëtejshme, dhe ndryshimin e situatës. Ne Komunën e veriut nuk e pranojmë, por kandidojmë aty sepse jemi i vetmi zë që përfaqëson shqiptarët e asaj pjese, interesat e tyre dhe problemet e tyre”, tha Mujka sot në Mitrovicë, duke theksuar se pushteti aktual ka tradhtuar vëllezërit tanë përtej lumit Ibër, në Kelmend, Boletin, Zhazhë, Bistricë, Koshtovë të Vllahisë dhe Cerajë, i ka amnistuar vrasësit e Enver Zymberit, Selver Haradinajt dhe të viktimave të 4 dhe 5 shkurtit 2000, si dhe përgjegjësit e dëbimit të 12 000 banorëve shqiptarë nga veriu. Mujka ndër të tjera tha se Mitrovica pas luftës është zhytur thellë në varfëri, korrupsion e krim të organizuar dhe se qytetarët e Mitrovicës nuk do ta durojnë më një gjendje të tillë. Deputeti Liburn Aliu tha se Mitrovica sot lëngon nga bandat, rrugaçëria dhe shërbimet informative. “Ashtu siç lëngon Mitrovica sot, ashtu po lëngon tërë Kosova. Këtë ndryshim që po e pret Mitrovica sot, po e pret tërë Kosova. Ndryshimin mund ta bëjë platforma e qartë politike dhe njerëzit e ndershëm”. Në fund e mori fjalën edhe kreu i VV-së, Albin Kurti. “Shkatërrimi i ish-Jugosllavisë ka nisur në Trepçë, dhe zhvillimi i Kosovës bëhet përmes Trepçës. Nuk mund të flasësh për Mitrovicën pa e menduar rivitalizimin e Trepçës, dhe nuk mund të flasësh për Trepçën, pa e menduar bashkimin e Mitrovicës”, thaai. Sipas liderit të VV-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, “këtu në Mitrovicë por dhe në krejt Kosovën, po bëjnë politikë antikombëtare dhe proserbe. Kësaj politike duhet t’i vijë fundi sa më shpejt”.
Posted on: Mon, 21 Oct 2013 06:02:12 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015