Kandidati për kryetar i PD Lulzim Basha ka prezantuar platformën - TopicsExpress



          

Kandidati për kryetar i PD Lulzim Basha ka prezantuar platformën e tij për drejtimin e PD, në Tropojë, Has, Rrëshen dhe njësinë bashkiake numër 2, në Tiranë. Zoti Basha e ka cilësuar mentalitet anti-shtet konkursin e hapur nga Edi Rama, për punësimin e militantëve në ëebsite e PS dhe një rast të paprecedentë në botën demokratike. Basha ka paralajmëruar angazhimin e juristëve më të mirë në vend, për të mbrojtur çdo punonjës që do të largohet në mënyrë abuzive nga puna. “Partia Demokratike do të të faturojë çdo ditë, përmes një rrjeti juridik, të gatshëm jo vetëm të evidentojmë por të provojmë me fakte para çdo gjykate padrejtësitë e këtyre vendimeve, t’i kthejë ato në konsekuenca ligjore, për rikthim në punë, konsekuenca financiare për dëmshpërblim dhe më pas është detyra jonë t’i kapitalizojmë si konsekuenca politike, për të shkurtuar ditët e kryezullumqarëve” – theksoi z. Basha. E lindur si parti e vlerave më të larta që gëzojnë kombet demokratike, Partia Demokratike është dhe mbetet sipas Bashës, shpresa e çdo shqiptari. Në platformën e zotit Basha parashikohet që vendimmarrja në PD, të bëhet me pjesëmarrjen e çdo anëtari dhe simpatizanti të kësaj partie, përfshirë jo vetëm zgjedhjen e drejtuesve të partisë por edhe kandidaturat për drejtues vendorë apo deputetë. “Pika e parë e platformës sime për këtë fillim të ri është që çdo vendim politik apo organizativ i PD, të nisë nga anëtarët dhe militantët e PD, kudo që ndodhen” Në vizionin e tij për drejtimin e PD, zoti Basha ka paralajmëruar një aksion të gjerë opozitar që do të shtrihet nga çdo cep i vendit dhe do të mbledhë çdo individ i cili që sot ka kuptuar se premtimet e mazhorancës së re nuk do të realizohen kurrë. Krahas kësaj, Partia Demokratike sipas Bashës duhet të ketë gati platformën e saj, për një Shqipëri të zhvilluar dhe evropiane. “PD do të garantojë, që edhe ata të mashtruar të 23 qershorit ta kuptojnë koston e mirëbesimit tek “rilindja” e mashtrimit. Ne do të na kenë mbi kokë ditë për ditë, për t’i kujtuar se kanë premtuar 300 mijë vende të reja pune, se kanë premtuar heqjen e taksës për biznesin e vogël, se kanë premtuar shëndetësi falas për çdo shqiptar. Opozita shqiptare nuk mund të mjaftohet vetëm me kaq, në kushtet e kësaj mazhorance. Ne duhet të jemi gati sot, t’u paraqesim shqiptarëve platformën tonë, se ne jemi dhe mbetemi e vetmja shpresë e Shqipërisë së zhvilluar evropiane” – deklaroi z. Basha. 12.07.2013
Posted on: Fri, 12 Jul 2013 12:41:02 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015