Katër, pesë, gjashtë dhe nëntë Librat e - TopicsExpress



          

Katër, pesë, gjashtë dhe nëntë Librat e Hadithit -------------------------------------------------------- Katër Librat e Hadithit [El Kutub el Erba’ah]: [Të njohura edhe si ‘Sunenet’]: Suneni i Ebu Davudit Suneni i Tirmidhiut Suneni i Nesaiut Suneni i Ibën Maxhes. [El Hafidh ibën Kethir në El-Bahith el Hadith: 1/6] Pesë Librat e Hadithit [El Kutub el Hamseh]: Këto janë nga themelet e fesë, ku bëjnë pjesë : Sahihul Buhari Sahihul Muslim Sunen ebu Davud Sunen et Tirmidhi Sunen en Nesai [El Imam en Nevevi në Sherh Sahih Muslim: vëll 1: fq.6.] Gjashtë Librat e Hadithit [El Kutub es Sitteh]: Ajo e cila u bë mirë e njohur tek dijetarët, është se librat themelor që përmbajnë Hadithet e Urdhëresave[Ahkam] dhe të tjerat janë: Sahihul Buhari Sahihul Muslim Sunen ebu Davud Sunen en-Nesa’i Xhami’ et-Tirmidhi Sunen ibën Maxheh. Dijetarët janë të pajtimit se të pesë librat janë nga librat bazë, dhe shumë nga ata e kanë konsideruar Sunenin e ibën Maxhes të jetë i gjashti sepse përmban shumë hadithe të cilat nuk janë përmbledhur në të Pestat. [Disa nga dijetarët e kanë konsideruar Muvetan e Imam Malikut të jetë e gjashta. Dijetari i parë që e ka shtuar Sunenin e ibën Maxhes në listë ishte el-Hafidh ebu Tahir el-Endelusi] Duket se dijetari i parë i cili e ka përdor këtë terminologji është el-Hafidh el-Hazimi. Renditja e të Gjashtë Librave: Libri i parë është: Sahihul Buhari, pastaj Sahihul Muslim, pastaj Sunen Ebu Davud, pastaj Sunen en Nesa’i, pastaj Sunen et-Tirmidhi, dhe përfundimisht Sunen ibën Maxheh. Disa nga dijetarët i kanë radhitur ndryshe, duke i dhënë përparësi disa librave mbi disa të tjera. Përmendet në biografinë e Ebu Davud es-Sixhisteni – Allah e mëshiroftë! – se Ebu Abdullah ibën Mendeh ka thënë: “Ata të cilët kanë ndarë hadithin e vërtetë nga ai i pavërtetë janë katër: Buhariu dhe Muslimi, pasta tyre pastaj vijnë; Ebu Davudi dhe en-Nesa’iu. Nëntë Librat e Hadithit [El Kutub et-Tis’ah]: Sa i përket Nëntë Librave të Hadithit, duket se të parët të cilët e kanë përdorur këtë terminologji ishin Orientalistët [Musteshrikun] në librin e tyre El Mu’xhem el Mufehras li Elfadh el Hadith] Ata përfshijnë të Gjashtë Librat e hadithit dhe shtojnë: Musnedin e Darimiut Muvetan e Imam Malikut Musnedin e Ahmed ibën Hanbelit Kjo është arsyeja se pse disa nga dijetarët e urryen përdorimin e këtij termi; ‘Nëntë Librat e Hadithit’, sepse nuk është përdorur nga dijetarët e hadithit. Kështu që, ata mbajtën mendimin se dijetarët e hadithit nuk duhet përdorur këtë terminologji të orientalistëve, sepse hadithi nuk është shkencë e tyre, madje nuk është as prej fesë së tyre. Të tjerët menduan se nuk ka nevojë për të mos e pëlqyer këtë term sepse është vetëm terminologji…” [El Al-lameh Abdul Muhsin el ‘Abbad në Sherh Sunen Ebu Davud: 1/19] [Libri më autentik pas Kuranit është Sahihul Buhari, dhe dy librat më autentike janë Sahihul Buhari dhe Sahihul Muslim.] ---------------- Referenca: Brenda artikullit Autor: Një numër dijetarësh Burimi në anglisht: subulassalaam Burimi në shqip: islamifejaevertete
Posted on: Wed, 04 Sep 2013 15:25:29 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015