Katër të rinj, studentë në një universitet të Francës, - TopicsExpress



          

Katër të rinj, studentë në një universitet të Francës, shkuan në disko në kohën e provimeve, ku kaluan gjithë natën. Sigurisht, nuk u përgatitën për të nesërmen, provimin e radhës. Mendimi i të gjithëve ishte të mos shkojnë fare në provim. Por si ta justifikojnë mungesën, me qëllim që provimin ta përsërisin një ditë tjetër? Kollaj fare. I telefonuan profesorit të nesërmen, pak para provimit dhe i thanë: ”Rrugës për në universitet, na u çanë dy goma të makinës në një rrugë pothuaj pa lëvizje. Kemi frikë se nuk e arrijmë dot provimin.” Profesori e vlerësoi situatën në të cilën ndodheshin katër të rinjtë dhe pranoi t’ua zhvillojë provimin një ditë tjetër. Kjo i gëzoi padyshim katër studentët, plani i tyre kishte qenë i suksesshëm. “Do e festojmë këtë arritje tonën” thanë njëzëri. Ditën e provimit, me të hyrë në klasë të katër, profesori i vendosi secilin në një qoshe të klasës ku zhvillohej provimi. Mandej, u shpërndau fletat e provimit. E dini cilat ishin pyetjet? Pyetja e parë: ”Cilat goma të makinës u çanë gjatë rrugës për në provim?” Pyetja e dytë: ”Sa ishte ora kur ndodhi aksidenti?” Pyetja e tretë: ”Cili prej jush ishte shoferi?” Pyetja e katërt: ”Në cilën sedilje ishe ulur ti dhe në cilën ishin ulur shokët e tjerë?” Pyetja e pestë: ”A mendoni se përgjigjet tuaja do të korrespondojnë me njëra-tjetrën?” Në fund, asnjëri nga studentet nuk arriti të merrte pikët e nevojshme, pasi të katërt dhanë versjone të kundërta!
Posted on: Mon, 26 Aug 2013 08:20:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015