"Kjo është jeta” Sa e çuditshme është jeta. Ju ka ndodhur - TopicsExpress



          

"Kjo është jeta” Sa e çuditshme është jeta. Ju ka ndodhur të vraponi pas ëndrrave. Është një situatë në të cilën mund të gjendeni papritur. Teksa hapet një portë,pretendon të hysh, të gjesh mundësinë për të depërtuar. Dhe është diçka mëse normale.Vazhdimisht gjëndemi në hapsira të reja, interesante.Aresyen pse nuk e dimë.E rëndësishme është që ne ecim dhe ndalojmë, dhe në të njëjtën kohë,përfshihemi në një proces seleksionues.Janë mënyra për të qënë i pranishëm kudo, me një prezencë të lartë. Së bashku, miksohen arti i komunikimit, dëshira për të shkëlqyer. Fazat më të lumtura të jetës, janë ato të cilat, nuk i kupton se kur vijnë tek ty. Ti je një kalimtar i rastësishëm që prek pak nga një realitet i bukur. Kthehesh sërish me një shije shumë të mire, vazhdon dhe projekton mbi këto baza.Herë pas here kërkon të kthehesh dhe të ëndërrosh. Ishte ëndërr apo realitet. Në realitet ne përpiqemi të jetojmë, si në një ëndërr.A nuk është një ndjesi e bukur. Jetoni një ëndërr. E nesërmja do të jetë një ditë më e bukur,plot me shpresë dhe dëshirë për të jetuar.
Posted on: Mon, 23 Sep 2013 22:01:46 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015